Author: korrektpress

Është stina e dimrit dhe shumë njerëz do të nisen në udhëtime, zakonisht drejt maleve në Austri, Itali, Francë… për pushime me ski. Automjeti është i ngarkuar, në çati ka një kuti, dhe nëse bie borë, e gjithë vetura mund të duket si një tortë e madhe me krem. Shumë gjëra rrisin konsumimin e karburantit dhe ndikojnë në financa, dhe tani edhe Klubi Gjerman i Automjeteve (ADAC) ka vendosur të sqarojë më tej këtë temë.Fajtorja kryesore është kutia e çatisë, të cilën shoferët shpesh e lënë mbi automjet edhe pas udhëtimeve dimërore. Por e vërteta është se ajo mund të…

Read More

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Kuvendi i Drenasit ka zgjedhur kryesuesin e ri në raundin e parë të votimit, duke dëshmuar, sipas tij, unitet dhe funksionim demokratik.Në një postim në Facebook, Lladrovci ka njoftuar se Burim Bujupi është zgjedhur kryesues i Kuvendit të Drenasit me 15 vota, ndërsa ka theksuar se Kuvendi përbëhet nga përfaqësues të shtatë partive politike.Ai ka bërë të ditur se procesin e votimit e ka ndjekur nga Londra, prej nga ka përshëndetur të gjithë asamblistët për vendimmarrjen, si dhe kryesuesin e zgjedhur për përgjegjësinë e re institucionale.“Uniteti ka emër,…

Read More

Komisioni parlamentar i mbrojtjes hodhi poshtë 3 amendamente lidhur me propozim ligjin për siguri në trafik.Një prej amendamenteve i referohej rrezikimit të privatësisë dhe të dhënave personale, nga sistemi “Safe City” me çka opozita pretendon se duhet të sigurohet që të dhënat të përdoren ekskluzivisht për procedurën e shkeljes dhe të fshihen pas përfundimit të procedurës.Dy amendamentet e tjera kishin të bëjnë me ndryshim e kufirit të tolerancës për substancat narkotike, me arsyetimin se ka persona që përdorin barëra të rënda. Ndërsa amendamenti i tretë kishte të bëjë me tolerancën e matjes së shpejtësisë. Por të gjitha këto u hodhën…

Read More

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro muaj. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3,000 euro nga shteti. “Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12×90 euro, që i bjen 1,080 euro. Pra veç në vitin e parë, mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja. Ndërsa shtesat për fëmijë…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha të mërkurën se pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha në disa përgjigje me shkrim për REL-in se shpreson që “partneriteti ynë të thellohet me Qeverinë e Kosovës”, përfshirë edhe rinisjen e Dialogut të planifikuar Strategjik.“Kjo do të kërkojë veprim për të avancuar agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane.Ky qëndrim i Ambasadës vjen pas deklaratave të…

Read More

Ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka pak siguri për të ardhmen e tij përtej verës së ardhshme dhe duket se ka nisur të shqyrtojë alternativat e tij.37-vjeçari ka regjistruar fillimin më pak të suksesshëm të një sezoni në La Liga deri më tani, teksa po lufton me Ferran Torres për një vend titullari.Kontrata e Lewandowskit me Barcelonën skadon verën e ardhshme dhe, ndonëse klubi katalanas nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rinovimi, duket se plani i tyre është të ecin përpara pa të, nëse arrijnë të gjejnë një alternativë më të mirë.Si rrjedhojë, Lewandowski ka filluar të shikojë opsionet…

Read More

Policia e Kosovës në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, rast i cili ishte raportuar rreth një javë më parë.Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit policorë të Stacionit Policor në Vushtrri kanë realizuar arrestimin bazuar në dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara gjatë hetimeve. I dyshuari dyshohet se, në bashkëveprim me një person tjetër që ndodhet ende në kërkim policor, ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi.Gjatë këtij rasti, si cak i vjedhjes dyshohet se kanë qenë 45 njësorë uji.Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit, i cili është i moshës së mitur, me…

Read More

Zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara theksoi të martën në mbrëmje se presidenti Donald Trump nuk do të lejonte Izraelin të aneksonte asnjë pjesë të Bregut Perëndimor.Duke folur gjatë një sesioni të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ajo shtoi se Trump pret që dhuna në Bregun Perëndimor të marrë fund.”Shtetet e Bashkuara mbeten të përqendruara në mbajtjen e Izraelit të sigurt dhe të Gazës dhe Bregut Perëndimor të qëndrueshëm”, ka thënë Jennifer Locetta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.”Presidenti Trump ka qenë plotësisht i qartë se Shtetet e Bashkuara presin që dhuna në Bregun Perëndimor të marrë fund dhe…

Read More

Punonjësit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” Sh.A. në Ferizaj kanë realizuar pastrimin dhe mirëmbajtjen e Fushës së Sportit në qytet, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për përmirësimin e hapësirave publike.Sipas njoftimit të ndërmarrjes, ndërhyrja ka përfshirë largimin e mbeturinave, pastrimin e hapësirave përreth dhe rregullimin e mjedisit, duke krijuar kushte më të mira dhe më të sigurta për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë hapësirë.Nga NPL “Ambienti” bëjnë të ditur se falë angazhimit të vazhdueshëm të punonjësve, fusha e sportit tashmë ofron një ambient më të pastër dhe më të rregullt, i përshtatshëm për aktivitete sportive dhe rekreative të komunitetit.Ndërmarrja…

Read More

Rreth 1,800 konsumatorë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë do të përfitojnë nga vendosja e ujëmatësve digjitalë, në kuadër të fazës së parë të një projekti të ri të KRU “Prishtina”.Sipas njoftimit, projekti synon modernizimin e sistemit të matjes së konsumit të ujit, duke rritur saktësinë e leximeve, transparencën për konsumatorët dhe efikasitetin në menaxhimin e furnizimit me ujë të pijshëm.Nga kompania bëhet e ditur se pas përfundimit të fazës së parë në lagjen Bregu i Diellit, procesi i instalimit të ujëmatësve digjitalë do të vazhdojë gradualisht edhe në zona të tjera, deri në përfshirjen e të gjithë konsumatorëve…

Read More