Author: korrektpress

Shtetet e Bashkuara përgatitin paketë të re sanksionesh ndaj sektorit energjetik rus nëse Putin refuzon marrëveshjen e paqes me Ukrainën.SHBA-ja po përgatit një paketë të re sanksionesh ndaj sektorit energjetik rus për të rritur presionin drejt Moskës në rast se presidenti rus, Vladimir Putin refuzon marrëveshjen e paqes me Ukrainën, raporton Bloomberg duke u referuar në burime të njohura me planet.Sipas këtyre burimeve, Uashingtoni po shqyrton disa opsione, përfshirë sanksionimin e anijeve të ashtuquajtura të “flotës në hije” ruse – tankerë ilegalë që përdoren për transportin e naftës ruse – si dhe tregtarëve që marrin pjesë në këto transaksione. Burimet…

Read More

Ish-ylli i Manchester Cityt, David Silva, ka folur hapur për ndikimin që Pep Guardiola pati në karrierën e tij, duke e përshkruar punën nën drejtimin e trajnerit aktual të Cityt si “një nivel tjetër”.Silva është njëri nga legjendat e mëdha të Cityt, pasi luajti te klubi nga Etihad për 10 sezone, teksa fitoi 13 trofe, ndër to katër Liga Premier. Ai erdhi si një djalë i ri nga Valencia, por u rrit shpejt duke u bërë njëri nga mesfushorët më të mirë sulmues në botë.Megjithatë, Silva ia ka atribuuar suksesin e tij trajnerit Guardiola, i cili sipas tij e ripërcaktoi…

Read More

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti zëvendëspresidentin Ekzekutiv të prodhuesit të njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General, John Chadbourne dhe Drejtorin për Zhvillimin e Biznesit Ndërkombëtar në këtë kompani, Juan Hernandez.Sipas një njoftimi për media thuhet se Ministria e Mbrojtjes dhe AM General dje kanë nënshkruar një kontratë kornizë 3-vjeçare që përfshin blerjen, nga ana e Kosovës, të sistemeve moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS).”Në kontratë gjithashtu përfshihen pjesë rezervë, mirëmbajtja, si dhe trajnimi për operim dhe mirëmbajtje. Përveç HUMVEE Hawkeye-ve,…

Read More

Gjykata Supreme e Kosovës e ka miratuar kërkesën e KDI-së për anulimin e një pjese të Rregullores për kompensimin e udhëtimeve zyrtare. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook të KDI-së. Ndër të tjera në njoftim thuhet se një grup ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë drejtuar KDI-së për të kërkuar ndihmë ligjore pasi nuk po kompensoheshin për udhëtimet jashtë vendit kur shërbenin më shumë se një muaj. “Pas shqyrtimit të rastit, #KDI ka gjetur se rregullorja në fuqi i vendoste ata në një pozitë të padrejtë. Gjykata Supreme tani e…

Read More

Gjashtë anëtarëve kanadezë të parlamentit, së bashku me një delegacion prej 24 personash të tjerë, iu mohua hyrja nga Izraeli në Bregun Perëndimor të pushtuar të martën, ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin nga Jordania.Grupi po përpiqej të hynte si pjesë e një udhëtimi në Izrael dhe Bregun Perëndimor të sponsorizuar nga organizata jofitimprurëse The Canadian-Muslim Vote (TCMV), transmeton Telegrafi.Ambasadori izraelit në Kanada tha se grupit prej 30 personash iu mohua hyrja sepse TCMV kishte lidhje me Islamic Relief Worldwide, një organizatë joqeveritare e shpallur nga Izraeli si grup terrorist.Dega kanadeze e Islamic Relief e ka mohuar fuqimisht këtë karakterizim. TCMV…

Read More

Një shtetas i Kinës dhe një shtetas i Italisë janë arrestuar në Aeroportin e Shkupit.Sipas njoftimit të Policisë, të njëjtit në pikën e kontrollit kishin dorëzuar dokumente të falsifikuara.“Dje, në orën 01:50, në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, janë privuar nga liria M.H. (26) nga Italia dhe Ç.L. (27) nga Kina,. Gjatë kontrollit të kryer, zyrtarët policorë kanë konstatuar se të dy personat kishin paraqitur dokumente të falsifikuara gjatë hyrjes në shtet”. “Personat e ndaluar janë mbajtur në Stacionin Policor Gazi Babë, ku do të ndërmerren masa dhe procedura të mëtejshme në përputhje me ligjin”, njoftoi Ministria e Punëve…

Read More

Pas vetëm javës së dytë të sezonit 2025/26 në Bundesliga, Bayer Leverkusen shkarkoi trajnerin Erik ten Hag, një vendim që shkaktoi habi të madhe në opinionin sportiv. Tashmë ka dalë në pah se vendimi për largimin e 55-vjeçarit holandez ishte marrë edhe më herët. Sipas Sport Bild, drejtori sportiv Simon Rolfes dhe drejtori ekzekutiv Fernando Carro kishin vendosur ta shkarkonin ten Hag që pas ndeshjes së parë të kampionatit kundër Hoffenheim, e humbur me rezultatin 1-2.Madje, edhe në rast se Leverkusen do ta kishte fituar ndeshjen e javës së dytë ndaj Werder Bremen (3-3), vendimi nuk do të kishte ndryshuar.…

Read More

Kandidatja e PDK-së për deputete, Jeta (Adonjeta) Zymberi-Selmani, i është rikthyer garës për mandatin e ardhshëm parlamentar, duke kandiduar me numrin 54 në listën e partisë. Ajo thotë se realiteti politik dhe shoqëror në vend e ka motivuar të angazhohet sërish, duke theksuar nevojën për një qasje më të përgjegjshme, realiste dhe punëtore.Zymberi-Selmani shprehet e vendosur për të folur hapur, për të mbrojtur interesin e qytetarëve dhe për t’u përballur me keqmenaxhimin, duke theksuar se synimi i saj është ofrimi i zgjidhjeve konkrete dhe jo premtimeve boshe.E njohur për angazhimin e saj në kulturë, media dhe çështje sociale, Jeta është…

Read More

Wolt është vlerësuar me çmimin “Mbështetësi i Vitit për Bizneset Lokale 2025” në Gala Mbrëmjen vjetore “The Best of Kosova 2025”, të organizuar nga Oda Ekonomikee Kosovës (OEK), njëra nga ngjarjet më të rëndësishme të fundvitit që mbledh komunitetin e biznesit në Kosovë.Çmimi iu dorëzua Drejtorit të Wolt për Shqipërinë dhe Kosovën, Lisandri Dragoj si mirënjohje për rolin e Wolt në mbështetjen e bizneseve lokale gjatë vitit të parë të operimit në Kosovë, forcimin e partneriteteve dhe kontributin konkret në zhvillimin e ekosistemit të shërbimeve digjitale dhe tregtisë lokale.Që nga hyrja në tregun e Kosovës, Wolt ka bashkëpunuar ngushtë me…

Read More

Në Parlamentin e Bullgarisë ka ndodhur një situatë e pakëndshme e cila madje u transmetuar direkt në mediat e atjeshme.Bëhet fjalë për një sulm fizik që ndodhi mes ligjvënësve nga pozita dhe partitë opozitare, transmeton Telegrafi.Madje në një moment njëri prej tyre e godet një tjetër më grusht në fytyrë – duke i detyruar të pranishmit e tjerë të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën. Gjithçka ndodhi derisa po debatohej në Parlamentin bullgar për buxhetin – duke nxitur një përplasje pozitë-opozitë. Në një moment njëri nga deputetët e godet me shqelm një tjetër dhe më pas e vazhdojnë me grushte. E…

Read More