Author: korrektpress

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro muaj. Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3,000 euro nga shteti. “Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12×90 euro, që i bjen 1,080 euro. Pra veç në vitin e parë, mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja. Ndërsa shtesat për fëmijë…

Read More

Ishte minuta e 19-të e ndeshjes së Kupës së Mbretit midis Deportivo Guadalajara dhe Barcelonës kur një kamerë televizive “kapi” një futbollist të ekipit vendas, dhe ajo foto shumë shpejt u bë një hit i vërtetë në rrjetet sociale.Shumë veta pyesnin veten nëse ishte Sergio Ramos, ish-kampioni i botës dhe i Evropës me Spanjën, i cili u largua së fundmi nga Monterrey i Meksikës.Gjatë ndeshjes, rrjetet sociale u mbushën me komente, sepse ngjashmëria me mbrojtësin legjendar ishte vërtet e habitshme, përveçse mungojnë tatuazhet e dallueshme.Megjithatë, larg transferimit sensacional të Sergio Ramos, “heroi” i skenës virale quhet Borja Diaz. Ai është…

Read More

Duke kaluar nga një lëvizje avangarde në një tjetër gjatë viteve ’20 të shekullit XX, puna e fotografit amerikan Edward Weston (1886-1958) ndihmon në rrëfimin për lindjen e modernizmit.Nga: Mee-Lai Stone / The Guardian (titulli: ‘A revelation!’: how Edward Weston transformed bums, veg and egg slicers into sculpture – in pictures) Përkthimi: Telegrafi.com Ekspozimi i simetrisë dinamike, 1943 [Exposition of Dynamic Symmetry](Foto: Edward Weston)Ekspozita Becoming Modern [Të bëhesh modern] është një depërtim i jashtëzakonshëm në lindjen e fotografisë moderniste përmes vështrimit dhe praktikës së fotografit amerikan Edward Weston. Ajo ndjek rrugët që Westoni kaloi nga një lëvizje avangarde (piktorializmi) në…

Read More

Udhëtimet e gjata me veturë drejt vendlindjes janë bërë tashmë pjesë e përditshmërisë për mijëra shqiptarë nga diaspora, veçanërisht ata që vijnënga vendet evropiane drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës apo Shqipërisë.Përveç lodhjes së rrugës dhe pritjeve në kufi, një nga shqetësimet kryesoregjatë këtyre udhëtimeve mbetet interneti funksional dhe i qëndrueshëm në çdo shtet që përshkohet.Shumë bashkatdhetarë nisen nga Gjermania, Zvicra, Austria, Italia apo vendet skandinave dhe për të arritur në Maqedoninë e Veriut, Kosovë ose Shqipëri, kalojnë nëpër disa shtete evropiane. Këto udhëtime zgjasin shpesh mbi 20 orë dhe përfshijnë rrugë të gjata, autostrada, ndalesa tëshpeshta dhe pritje në pikat…

Read More

Kryeparlamentari Afrim Gashi nënshkroi sot marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike në vend, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të cilësisë në arsimin e lartë.Marrëveshjet u nënshkruan me Universitetin “Goce Delçev” – Shtip, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup dhe Universitetin “Shën Apostol Pavle” – Ohër.Me këtë akt, të gjitha universitetet publike në vend do të kenë marrëveshje kolektive, duke vendosur një kornizë të përbashkët për standarde më të larta arsimore, sistem më konkurrues dhe vlerësim më të drejtë të punës…

Read More

Ylli i Pop-it, Justin Bieber, është rikthyer në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për shkak të një kënge të re, por për shkak të një interpretimi të papritur në rep. Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Twitch, Bieber guxoi të këndonte një nga këngët më të famshme të Eminem, dhe klipi u bë menjëherë viral dhe shkaktoi një mori komentesh në rrjetet sociale.Bëhet fjalë për këngën ikonike Forgot About Dre nga albumi 2001 i Dr. Dre i vitit 1999, me pjesëmarrjen e Eminem.Pjesa e tij njihet për stilin e saj agresiv dhe të shpejtë, si dhe lojën inteligjente…

Read More

Pensionistët nuk do të jenë më të detyruar të paraqiten çdo gjashtë muaj pranë autoriteteve shtetërore për të dëshmuar se janë gjallë, për të vazhduar marrjen e pensionit. Ky vendim vjen nga Gjykata Supreme, e cila shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ që parashikonte këtë rregull. Vendimi u bazua në padinë e E.Sh.Në vendim theksohet se Ministria ka përgjegjësinë për të monitoruar nëse pensionisti është gjallë, duke u përjashtuar qytetarët nga kjo detyrë. Për pasojë, pensionistët nuk mund të penalizohen nëse nuk paraqiten pranë autoriteteve.Për më shumë lexoni vendimin e Gjykatës Supreme të plotë:Gjykata Supreme e ka aprovuar si të themeltë…

Read More

Përgjigjet e inteligjencës artificiale Grok në platformën X lidhur me incidentin e fundit në Australi variojnë nga të pasakta deri te tërësisht të pabazuara në ngjarje.Në të njëjtin muaj kur Grok kishte bërë komente të papërshtatshme duke u fokusuar te “Holokausti i dytë” në vend të çështjeve të rëndësishme, ky chatbot inteligjent ka pasur sërish probleme. Pas të shtënave në plazhin Bondi në Australi gjatë një festivali për fillimin e Hanukës, Grok i është përgjigjur kërkesave të përdoruesve me informacione të pasakta ose krejtësisht të pambuluara në këtë ngjarje, siç u vu re së pari nga Gizmodo.Yes, the man in…

Read More

Ky është momenti tronditës kur një futbollist brazilian sulmoi një polic amerikan në pension dhe një vajzë bari për një faturë të papaguar, përpara se të ndiqej nga dhjetëra vendas të nervozuar.Osvaldo Dos Santos Neto, 42 vjeç, thuhet se po festonte deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Tinder Bar në Udon Thani, në verilindje të Tajlandës, transmeton Telegrafi.Por kur futbollistit iu dha një faturë prej 150 dollarë, ai dyshohet se u përpoq të largohej pa paguar, duke pretenduar se nuk mund të hynte në aplikacionin e tij bankar.Duke pasur frikë se mos përpiqej t’i shmangej…

Read More

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 17.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritete Zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Kanosje”. “Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Zvicerane. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë…

Read More