Supermodelja Bella Hadid ka festuar 30-vjetorin më 9 tetor, duke ndarë me ndjekësit fotografi nga një fundjavë mes miqsh, natyrës dhe momenteve të relaksit.
Bella publikoi disa imazhe nga festa, ku shfaqet fillimisht me një fustan pambuku me vija dhe çizme kaubojsh, përpara se të pozonte me bikini të kuqe, të cilat mbanin të shënuar moshën e saj të re.
Festimet përfshinë punimin e qeramikës, verë, tortë dhe darka me të afërmit. Sipas raportimit, modelja udhëtoi me avion privat nga Los Angeles, e shoqëruar nga rreth 12 mike, shkruan DailyMail.
Në një intervistë për revistën ELLE, Bella ka treguar se sot e sheh suksesin ndryshe nga disa vite më parë.
Ajo shpjegoi se nuk e lidh më vetëm me punën e vazhdueshme, por edhe me mundësinë për të shijuar jetën, për t’u kujdesur për veten dhe për të kaluar kohë me njerëzit e dashur.
Modelja, e cila prej vitesh përballet me sëmundjen Lyme, ka theksuar gjithashtu rëndësinë e pushimit dhe të krijimit të hapësirës për veten. /Telegrafi/

