Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, pritet një periudhë me mot vranësira të ndryshueshme, me reshje të herëpashershme shiu. Nga nesër deri në fillim të fundjavës së ardhshme do të fryjë erë e fortë veriperëndimore, e cila herë pas here do të jetë e fortë, njoftoi DPHM.
Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu, temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 14 deri në 22 gradë.
Në Shkup, mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit prej 14 gradë dhe temperatura ditore deri në 20 gradë Celsius.