Një person ka raportuar se nga shtëpia e tij i janë vjedhur disa pajisje shtëpiake dhe disa kabllo elektrikë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se pas veprimeve policore ne lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili ka pranuar vepren e kryer.
“Lipjan / 11.10.2026 – NN. Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e tij i janë vjedhur disa pajisje shtëpiake dhe disa kabllo elektrike. Pas veprimeve policore ne lidhje me rastin, është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili ka pranuar vepren e kryer. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/