Disa vetura dhe një motoçikletë janë përfshirë nga zjarri në një garazhë të dielën në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
“Prishtinë / 11.10.2026 – 00:44. Pas pranimit të informatës për një zjarr, njësitë relevante në vendin e ngjarjes kanë vërejtur zjarrin duke ardhur nga një garazhe e një banese. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar disa vetura dhe një motoçikletë. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë”, thuhet në raport. /Telegrafi/