Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar marrëveshjet me 44 përfitues të granteve për start-up biznese, në kuadër të Thirrjes Publike për përkrahjen financiare të bizneseve të reja dhe inovative për vitin 2026.
Sipas njoftimit të komunës, marrëveshjet janë nënshkruar përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik.
Përmes kësaj mbështetjeje financiare synohet nxitja e ndërmarrësisë dhe vetëpunësimit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik në komunën e Fushë Kosovës.
Komuna ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë idetë inovative dhe iniciativat e reja të biznesit, me synimin e krijimit të mundësive për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenies së qytetarëve.
Njoftimi nuk specifikon vlerën e përgjithshme të granteve apo shumën që ka përfituar secili biznes. /Telegrafi/