KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Reshjet e shiut përmbytin disa rrugë në Prishtinë, uji depërton edhe në autobus

Reshjet e shiut përmbytin disa rrugë në Prishtinë, uji depërton edhe në autobus

Reshjet e dendura të shiut gjatë së dielës kanë shkaktuar grumbullim të madh të ujit në disa rrugë të Prishtinës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Pamje të publikuara pranë Stacionit të Autobusëve në kryeqytet tregojnë rrugët të mbuluara nga uji pas reshjeve, ndërsa uji ka depërtuar edhe brenda një autobusi.

Situatë e rënduar është raportuar edhe në Veternik, ku rruga kryesore është përmbytur në tërësi, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Raportohet se grumbullime të ujit dhe vërshime ka pasur edhe në disa lagje të tjera të kryeqytetit.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në qarkullim, ndërsa mbetet për t’u parë nëse situata do të përkeqësohet në rast të vazhdimit të reshjeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.