Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    26 vjet pritje dhe dhimbje, familjet e të pagjeturve ende pa përgjigje për fatin e më të dashurve

    January 10, 2026

    Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë dhe avancon tutje

    January 10, 2026

    Dushi pa rroba sipër, Vëlla i Madh i paralajmëron Bia Khalifa-n

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • 26 vjet pritje dhe dhimbje, familjet e të pagjeturve ende pa përgjigje për fatin e më të dashurve
    • Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë dhe avancon tutje
    • Dushi pa rroba sipër, Vëlla i Madh i paralajmëron Bia Khalifa-n
    • ​Rruga Prishtinë – Ferizaj vazhdon të jetë e bllokuar, Durmishi me apel për vozitësit
    • SHBA nis sulme ajrore kundër ISIS-it në Siri
    • Historia interesante e Betim Halimit me legjendën ukrainase Vyacheslav Shevchuk
    • Brikena përlotet kur dëgjon për përmbytjet në Shqipëri
    • Granit Shala nokautohet në raundin e fundit, pëson humbje nga Petar Milas
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ​Agron Demi: Kosova rrezikon të humbë qindra miliona euro nga fondet e BE-së

    ​Agron Demi: Kosova rrezikon të humbë qindra miliona euro nga fondet e BE-së

    korrektpressBy korrektpressJanuary 9, 2026 Agron demi 2 Mins Read
    ​Agron Demi: Kosova rrezikon të humbë qindra miliona euro nga fondet e BE-së
    ​Agron Demi: Kosova rrezikon të humbë qindra miliona euro nga fondet e BE-së
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ekonomia e Kosovës, sipas analistit të politikave Agron Demi, nuk përballet vetëm me sfidën e miratimit të buxhetit, por edhe me bllokimin e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

    Duke folur në “Përballje Podcast”, Demi theksoi se një nga rastet më domethënëse është Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.

    Sipas tij, Kosova nuk ka arritur të përfitojë asnjë euro nga fondet në vlerë prej 882 milionë eurosh, të garantuara nga Bashkimi Evropian për vendet e rajonit, me fokus fillestar zbatimin e agjendës së gjelbër dhe më pas projekte të tjera zhvillimore.

    “Kosova është një ndër vendet e vetme në rajon, pas Bosnjës, që nuk ka arritur të marrë asnjë milion nga këto fonde”, u shpreh Demi shkruan Telegrafi.

    View this post on Instagram

    A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

    Ai paralajmëroi se një pjesë e këtyre mjeteve tashmë mund të konsiderohen të humbura.

    “Vetë kryeministri Kurti ka deklaruar se rreth dhjetë për qind e këtyre fondeve vetëm se janë humbur, ndërsa ato mjete shpërndahen më pas te vendet e tjera të rajonit”, tha Demi, duke theksuar se rikthimi i plotë i shumës prej 882 milionë eurosh tashmë është i vështirë.

    – YouTube www.youtube.com

    Demi shtoi se mbetet e paqartë nëse, edhe në rast të miratimit të buxhetit në fillim të vitit, Kosova do të arrijë t’i rikthejë këto mjete.

    “Nuk dihet nëse në janar, edhe nëse aprovohet buxheti, do të ketë ende hapësirë që këto fonde të kthehen”, theksoi ai.

    Sipas analistit, kjo situatë tregon se sfidat ekonomike të vitit 2026 nuk lidhen vetëm me politikat e brendshme fiskale, por edhe me aftësinë institucionale të Kosovës për të përmbushur obligimet dhe për të shfrytëzuar mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, të cilët mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe tranzicionin e gjelbër të vendit./Telegrafi/

    TË TJERA

    Pak orë para finales, plas sherri mes tifozëve të Galatasarayt dhe Fenerbahçes

    Demi: 2026 është vit kyç për Kosovën, digjitalizimi dhe arsimi vendosin zhvillimin e dekadës

    #13: Përballje Podcast | Agron Demi: Çka e pret Kosovën në 2026?

    Demi paralajmëron: Nëse deri në shkurt nuk ka Qeveri, rrezikohet buxheti dhe ekonomia e Kosovës

    Drini i Bardhë del nga shtrati, në ujë edhe kampi te Ura e Fshajtë në Gjakovë

    Hajrullahu: Vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje për presidentin, Haxhiu pritet të jetë kryetare e Kuvendit

    Rrezikohet ura mbi lumin Drin në fshatin Gjonaj pas vërshimeve të djeshme

    LEXO GJITHASHTU

    26 vjet pritje dhe dhimbje, familjet e të pagjeturve ende pa përgjigje për fatin e më të dashurve

    January 10, 2026

    Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë dhe avancon tutje

    January 10, 2026

    Dushi pa rroba sipër, Vëlla i Madh i paralajmëron Bia Khalifa-n

    January 10, 2026

    ​Rruga Prishtinë – Ferizaj vazhdon të jetë e bllokuar, Durmishi me apel për vozitësit

    January 10, 2026
    TË TJERA

    SHBA nis sulme ajrore kundër ISIS-it në Siri

    January 10, 2026

    Historia interesante e Betim Halimit me legjendën ukrainase Vyacheslav Shevchuk

    January 10, 2026

    Brikena përlotet kur dëgjon për përmbytjet në Shqipëri

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.