Komuna e Deçanit ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor që studiojnë në universitetet publike të Kosovës dhe jashtë vendit, për vitin akademik 2025/2026.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Blerim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar për hapjen e konkursit dhe ka ftuar studentët të aplikojnë.
Sipas njoftimit, afati për aplikim është nga 12 deri më 30 tetor 2026.
Studentët e interesuar mund ta marrin aplikacionin dhe ta dorëzojnë atë në Zyrën Pritëse, në katin e parë të objektit të Komunës së Deçanit.
Për kriteret e konkursit dhe dokumentet e nevojshme, studentët duhet t’i referohen konkursit të publikuar nga komuna. /Telegrafi/