Në fshatin Nabërgjan të Pejës po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Fshatit.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka vizituar këtë fshat për të parë nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt.
Shtëpia e Fshatit synon të shërbejë si hapësirë për banorët e Nabërgjanit dhe për zhvillimin e aktiviteteve të komunitetit. /Telegrafi/