- Nga SHBA-ja te dialogu me Serbinë, Hoti ia numëron tetë sfida presidentes së re
- Nga nesër në Shkup mund të lëshohet përdorimi i ngrohjeve qendrore
- Një ditë u takuan George Washingtoni, Ibrahim Rugova, Giorgio Napolitano dhe Arbën Xhaferi
- Sezoni i turshive kërkon shije të fortë
- Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kërkon lirimin e më shumë naftës nga rezervat strategjike
- Vdes anesteziologu Ukshin Ismaili
- Përleshje pas festës ilegale në Cyrih, politikanët kërkojnë masa pas dhunës ndaj policisë
- “Numrat flasin vetë, pikë”, Cristiano Ronaldo i jep vetes epitetin e më të mirit në histori
Author: korrektpress
Ukrainasit çdo ditë e më shumë po e dëshmojnë se janë një “arrë” e fortë për ushtrinë ruse të Vladimir Putinit.Ata përpos që tani e katër vite po zmbrapsin sulmet ruse dhe po arrijnë me sukses të mbrojnë territorin e tyre, në fushëbetejë po tregohen çdo herë e më kreativ, transmeton Telegrafi. Një video amatore tregon ushtarët ukrainas nga Batalioni i 7-të, se si kanë arritur ta modifikojnë një sistem raketor duke e vendosur në një limuzinë luksoze të prodhuesit gjerman BMW.Ata në pjesën e pasmë të një BMW Serie 7 kanë montuar një raketahedhës, me të cilin po gjuajnë…
Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, S.G dhe 15-vjeçari R.H (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’. Plagoset me thikë në ambientet e shkollës një 15-vjeçar në Sarandë Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’. Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.Gazetarja e Top Channel, raporton se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende…
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) sot njoftoi se është vënë në funksion ueb portali i ri për cilësinë e ajrit, i cili mund të ketë qasje përmes adresës ekzistuese https://air.moepp.gov.mk.“Të dhënat nga të gjitha stacionet e monitorimit, ashtu si edhe më parë, mund t’i shihni në kohë reale. Risi është fakti se ato krahasohen me indeksin e ri, i cili është në përputhje me Indeksin evropian të cilësisë së ajrit që ka filluar të zbatohet më 4 korrik 2025. Ueb faqja e internetit ka performancë të përmirësuar, analiza më të përmirësuara në pjesën e tejkalimit të vlerave kufitare…
Shkarkimi i mallrave të rrezikshme, përkatësisht gazit (plinit), i realizuar në muajin tetor në stacionin hekurudhor të Hanit të Elezit nga operatori hekurudhor RAILTRANS, ka ngritur dilema lidhur me ligjshmërinë e kryerjes së këtij veprimi në një stacion të zakonshëm hekurudhor.Lidhur me këtë rast, Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave (ARH) ka dhënë sqarime, duke theksuar se procedurat janë zhvilluar në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.Në një përgjigje për Telegrafin, ARH ka theksuar se transporti i mallrave të rrezikshme rregullohet me Ligjin për Transportin Tokësor të Mallrave të Rrezikshme nr. 04/L-183, i cili përfshin edhe Rregulloren RID. “Përgjegjësitë për zbatimin e…
Miss Universe 2025, Fatima Bosch, e gjeti veten në qendër të vëmendjes së publikut pas një momenti të pazakontë që ndodhi gjatë festimit të fitores së saj në vendlindjen e saj, Meksikë.Gjatë programit gala, pasi muzika ndaloi, Bosch vazhdoi të kërcente dhe të argëtonte publikun, duke refuzuar të largohej nga skena. Edhe pse programi duhej të vazhdonte, Miss Universe nuk e pati ndërmend të tërhiqej, kështu që një anëtar i ekipit të saj përfundimisht u detyrua ta largonte fizikisht nga skena. View this post on Instagram A post shared by ElGordoyLaFlaca (@elgordoylaflaca)Gjatë gjithë kohës, ajo vazhdoi të kërcente, të përshëndette…
Ousmane Dembele ka fituar trofeun ‘FIFA The Best 2025’, duke lënë pas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.Ky sukses vjen si vazhdim i fitores së tij me ‘Topin e Artë’ në shtator, duke shpërblyer një sezon të jashtëzakonshëm për sulmuesin e PSG-së, si në nivel individual, ashtu edhe kolektiv.Ndryshe nga trofeu i organizuar nga France Football, sistemi i votimit i FIFA-s synon të jetë më gjithëpërfshirës, duke u lejuar tifozëve nga e gjithë bota të votojnë në të njëjtin nivel me përzgjedhësit e kombëtareve, kapitenët dhe gazetarët specialistë.Sipas analizës së Maxime Barbaud nga FootMercato, votimi është ndarë në katër kategori me…
Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, organizuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, u konceptua të martën si një takim i gjerë, në një sallë plot me përfaqësues nga qeveria, media, ambasadorë të akredituar në Tiranë, ku në qendër ishte një tryezë e rrumbullakët me fokus kryeministrin Edi Rama dhe drejtueset e katër organizatave të shoqërisë civile: Faktoje.al, “Together for Life”, “BIRN” dhe “SCiDEV”.Diskutimet u fokusuan tek progresi i deritanishëm dhe problematikat serioze në zbatimin praktik të së drejtës për informim, shkruan Faktoje.al. Dekriminalizimi i shpifjesKryeministri Rama e cilësoi panoramën…
MPB informon se dje pasdite në orën 17:35, Departamenti i Punëve të Brendshme në Koçan ka marrë një njoftim se në autostradën Koçan-Vinicë, në vendin e quajtur “Slanecki dol”, një automjet pasagjerësh “Peugeot” me targa të Vinicës, i drejtuar nga B.K. (48) nga Vinica, ka dalë nga rruga.Siç njoftojnë nga MPB, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë e ka konfirmuar vdekjen e tij.”Pas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Një ekip inspektimi nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Koçanit ka…
Klubi katalunas, Barcelona thuhet se është duke planifikuar një zgjatje tjetër të kontratës për trajnerin gjerman, Hansi Flick.Pavarësisht një fillimi të luhatshëm të sezonit, Barça është qartësisht në rrugën e duhur me gjashtë fitore radhazi, duke ruajtur stilin e tyre agresiv të futbollit.Flick i ka kapërcyer problemet e hershme me lëndimet dhe të metat sistematike dhe tani e ka vënë Barçën në rrugën e duhur për të përsëritur heroizmat e sezonit të kaluar. Trajneri gjerman i frymëzoi Blaugranët drejt një triplete vendase në sezonin 2024/25, duke e lënë emrin e tij në nivelet e larta të historisë së klubit. Ndërsa…
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në një shkollë jopublike 9-vjeçare në Sarandë. Policia njofton se një 15 vjeçar është plagosur me thikë në ambientet e shkollës nga një tjetër i mitur 13-vjeçar.“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.Policia njofton se vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari