Sandra Demirovic, bashkëshortja e Ermedin Demirovic, ndau në rrjetet sociale fotografi të përbashkëta nga stadiumi ‘Bilino Polje’ pas kualifikimit historik të Bosnjë dhe Hercegovinës në Kupën e Botës.
Ata u shfaqën të buzëqeshur dhe të përqafuar, duke reflektuar emocionet e momentit.
Çifti është martuar në vitin 2024 në Gjermani, pas një lidhjeje disa vjeçare, dhe kanë një vajzë të quajtur Leana.
Foto: Instagram
Skuadra e Bosnjë dhe Hercegovinës arriti një sukses të madh duke mposhtur Italinë në finalen e “play-off”-it.
Ndeshja përfundoi 1:1 në kohën e rregullt, me gola nga Moise Kean për Italinë dhe Haris Tabakovic për Bosnjën.
Rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas vazhdimeve, duke çuar ndeshjen në penallti.
Aty, Bosnja fitoi bindshëm 4:1, ndërsa golin vendimtar e shënoi Esmir Bajraktarevic.
Foto: Instagram
Pas këtij triumfi historik dhe kualifikimit në Botëror, mijëra tifozë u mblodhën në Sarajevë, për të festuar.
Atmosfera ishte e jashtëzakonshme me emocione të mëdha që përfshinë gjithë vendin. /Telegrafi/