KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

SHBA dhe Bosnia përballen Kalifornia, formacionet zyrtare

SHBA dhe Bosnia përballen Kalifornia, formacionet zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje e Hercegovina do të përballen sonte në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Botës, në një duel ku të dy kombëtaret synojnë të vazhdojnë rrugëtimin në turneun më të madh të futbollit.

Një lajm i madh për amerikanët është rikthimi i Christian Pulisic. Ylli i Milanit është emëruar në formacionin titullar, pasi ka lënë pas lëndimin në pulpën e këmbës së majtë. Sulmuesi nuk kishte startuar për SHBA-në që nga ndeshja hapëse e Botërorit kundër Paraguait më 12 qershor, kur u detyrua të largohej nga fusha në pushimin mes pjesëve.

Si SHBA ashtu edhe Bosnje e Hercegovina kërkojnë kualifikimin në 1/8 e finales, ku fituesin e pret Kombëtarja e Belgjikës, e cila siguroi biletën pas fitores dramatike 3:2 ndaj Senegalit pas vazhdimeve.

Formacionet zyrtare:

SHBA: Freese, Dest, Richards, Robinson, Ream, Freeman, Adams, McKennie, Tillman, Pulisic, Balogun.

Bosnje dhe Hercegovina: Vasilj, Muharemovic, Kolasinac, Dedic, Katic, Radeljic, Gigovic, Sunjic, Demirovic, Dzeko, Alajbegovic.

Ndeshja ndërmjet SHBA-së dhe Bosnje e Hercegovinës fillon nga ora 02:00 pas mesnate, sipas kohës lokale në Kosovë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.