Në shumicën e eventeve të biznesit ka një skenë që përsëritet pothuajse njësoj. Folësi ngjitet në podium, hap një prezantim me tendencat globale, përmend inteligjencën artificiale, transformimin dhe të ardhmen, pastaj e mbyll me një fjali që tingëllon bukur. Salla duartroket, por në fund të ditës pak njerëz e dinë konkretisht se çfarë bën kompania që ai përfaqëson, çfarë problemi zgjidh, për kë e zgjidh dhe si mund të bashkëpunojnë me të të hënën në mëngjes.
Fajin nuk e kanë domosdoshmërisht folësit, por formati.
Panelet tradicionale i vendosin të gjithë në të njëjtën kornizë dhe i çojnë bisedat drejt nivelit makro: ku po shkon bota, ku qëndron Shqipëria dhe çfarë duhet bërë. Rrallë krijohet hapësira për të thënë qartë: kjo është ajo që bëjmë ne, kështu funksionon dhe ky është një rast konkret ku ka dhënë rezultat.
Business Reset hap dyert për një epokë të re ndryshimi.
Nga ora 09:10 deri në 14:10, skena kryesore (Main Stage) do të jetë hapësira e përvojave që frymëzojnë dhe japin drejtim. Folësit nuk vijnë për të teorizuar mbi industrinë, por për ta zbërthyer atë përmes praktikës: me sipërmarrjet që drejtojnë, me zgjidhjet që kanë ndërtuar vetë dhe me raste konkrete që provojnë se çfarë funksionon me të vërtetë. Pa leksione abstrakte dhe pa panele me përgjigje të nxituara, vetëm përvojë e drejtpërdrejtë, dhe me vlerë reale.
Ky është një vendim i qëllimshëm, sepse tregu shqiptar ka nevojë të njohë më mirë veten. Sot, në Shqipëri operojnë kompani që zhvillojnë zgjidhje të nivelit më të lartë, ndërkohë që shumë drejtues vazhdojnë t’i kërkojnë ato jashtë vendit, thjesht sepse nuk e dinë se i kanë fare afër. Business Reset vjen pikërisht për ta shkurtuar këtë distancë: brenda një dite të vetme, në të njëjtën sallë, ballë për ballë me njerëzit që marrin vendime dhe formësojnë të ardhmen e biznesit.
Në Hotel Marriott Tirana pritet të mblidhen 350 – 450 pjesëmarrës: sipërmarrës, vendimmarrës, drejtues të burimeve njerëzore dhe marketingut, si edhe profesionistë nga kompani të mesme e të mëdha, SME dhe marka ndërkombëtare me prani lokale. Një audiencë nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni, e cila nuk vjen vetëm për të dëgjuar, por për të zbuluar zgjidhje, për të krijuar kontakte dhe për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi.
Kur një kompani ngjitet në këtë skenë, ajo nuk po bën thjesht marketing, por po udhëheq një bisedë me peshë për të ardhmen. Është mundësia për të artikuluar vizionin përpara një audience që ka fuqinë ta shndërrojë një prezantim në një takim strategjik, një ide në një projekt konkret dhe një njohje të re në një partneritet afatgjatë.
Në skenën e Business Reset 2026 janë konfirmuar Gentian Gjiknuri nga String – Odoo (Gold Partner), Lorent Gordi nga Philip Morris Albania, Yiannis Dimos nga Le Spot Group, Radoslava Krosneva nga International Coaching Federation (ICF), Gjergj Kalaja nga Impuls Agency, Biljana Meckarovska nga MPG Skopje, Dalina Gjiçali nga EPPC Albania & Kosovo, Fisnik Ismaili nga Karrota, Toby Lee nga The Predictive Index, Jonel Kristo nga ISN Albania, dhe Blendi Salaj.
Programi strukturohet rreth tri shtyllave strategjike ku sot përcaktohet e ardhmja e çdo sipërmarrjeje: Innovation & Technology, Human Capital dhe Marketing & Media. Në këto fusha, pesha e vendimmarrjes është përcaktuese, një hap i gabuar mbart kosto të larta, ndërsa një vendim i duhur përkthehet menjëherë në eficiencë organizative, performancë më të lartë dhe rritje të qëndrueshme.
Business Reset do të zhvillohet më 15 tetor 2026, në katin e tretë të Hotel Marriott Tirana. Një ditë e plotë, e ndërtuar jo vetëm për të dëgjuar se çfarë po ndryshon në botën e biznesit, por për të njohur njerëzit dhe kompanitë që po e bëjnë këtë ndryshim realitet.
Për bileta, partneritete dhe informacion:
info@ozmarketing.com.al
www.businessreset.al
Instagram: @business.reset.albania