Eagle Hills nënshkruan marrëveshjen për zhvillimin dhe ndërtimin e komplekseve rezidenciale dhe turistike në Republikën Arabe të Sirisë me Ministrinë e Punëve Publike dhe Strehimit
Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, 5 tetor 2026 – Eagle Hills ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Punëve Publike dhe Strehimit, e cila vepron në emër të institucioneve qeveritare, për zhvillimin, ndërtimin dhe realizimin e disa projekteve rezidenciale dhe turistike në rajone të ndryshme të Republikës Arabe të Sirisë, duke nisur me Damascus Heights në kryeqytetin sirian dhe Latakia Yachts & Marina në bregdetin e Mesdheut.
Marrëveshja përcakton kuadrin e bashkëpunimit për planifikimin dhe zhvillimin e këtyre projekteve, duke u mbështetur në potencialin ekonomik dhe turistik të Sirisë, si dhe në ekspertizën vendase, e duke marrë në konsideratë karakteristikat e secilës zonë dhe nevojat përkatëse për infrastrukturë dhe shërbime.
Mohamed Alabbar, Themelues i Eagle Hills, u shpreh: “Ne po investojmë në Siri sepse besojmë te ky vend, te qëndrueshmëria dhe aftësitë e njerëzve të tij, si dhe te mundësitë reale që ai ofron për zhvillim. Përmes këtyre dy projekteve, synojmë të krijojmë më shumë mundësi për punësim, sipërmarrje, investime dhe përfshirje, duke zhvilluar destinacione që sjellin vlerë të qëndrueshme për komunitetet e tyre.”
Planet për zhvillimin e Damascus Heights përfshijnë njësi banimi, hapësira tregtare, struktura hotelerie dhe ambiente biznesi, si dhe shkolla, qendra shëndetësore, hapësira të gjelbra dhe shërbime për banorët. Ndërkohë, Latakia Yachts & Marina është konceptuar si një destinacion bregdetar me në qendër një marinë, i cili do të përfshijë njësi banimi, hotele, rezidenca dhe ambiente argëtimi e çlodhjeje.
Gjatë fazave të zhvillimit dhe funksionimit, këto projekte pritet të kontribuojnë në nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe turizmit, krijimin e vendeve të reja të punës në sektorët e ndërtimit, hotelerisë dhe shërbimeve, si dhe në zgjerimin e ofertës së banimit, infrastrukturës komunitare dhe shërbimeve turistike.
Profesionistët dhe bizneset siriane do të kenë një rol kyç në zhvillimin dhe funksionimin e të dy projekteve, duke krijuar mundësi të reja për kontraktorët, furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve. Kjo përfshirje synon të mbështesë zinxhirët vendas të furnizimit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe zhvillimin e aftësive profesionale dhe transferimin e njohurive dhe ekspertizës.
Eagle Hills mirëpret gjithashtu aplikimet për pjesëmarrje në investime nga shtetasit sirianë që jetojnë brenda dhe jashtë Sirisë, duke u dhënë përparësi individëve, bizneseve dhe institucioneve siriane që përmbushin kriteret e përcaktuara. Informacione të mëtejshme mbi të dy projektet dhe procesin e aplikimit mund të gjenden në faqen zyrtare www.eaglehillssyria.com.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, të dy projektet do të kalojnë në fazën e zbatimit, ndërsa punimet përgatitore dhe ato të ndërtimit pritet të nisin së shpejti në Damask dhe Latakia.
Rreth Eagle Hills
E themeluar në Abu Dhabi, Eagle Hills është një kompani private e investimeve dhe zhvillimit në sektorin e pasurive të paluajtshme, me një prani ndërkombëtare që shtrihet në më shumë se 18 vende dhe një portofol në sektorin e hotelerisë që përfshin mbi 45 hotele. Kompania zhvillon destinacione unike multifunksionale, të konceptuara për një stil jetese bashkëkohor, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në tregjet ndërkombëtare, duke u mbështetur në planifikim të kujdesshëm urbanistik, përsosmëri në projektim dhe përkushtim ndaj cilësisë.
Duke integruar hapësirat rezidenciale, hotelerinë, tregtinë, argëtimin dhe hapësirat publike, Eagle Hills krijon destinacione të mirëfillta që harmonizohen me mjedisin ku zhvillohen, kontribuojnë në fuqizimin e ekonomive vendase dhe sjellin vlerë afatgjatë për komunitetet e tyre.