Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka vazhduar aksionin për shkyçjen nga rrjeti të bizneseve që kanë borxhe prej 500 eurosh e lart për shërbimet e ujësjellësit.
Përmes një njoftimi në Facebook, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se po vazhdon të marrë masa ndaj konsumatorëve që nuk i kanë shlyer obligimet e tyre.
Kompania u ka bërë thirrje bizneseve që kanë borxhe t’i paguajnë ato me kohë, në mënyrë që të shmangin shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit. /Telegrafi/