Close Menu
    What's Hot

    Pse njerëzit bëhen mosmirënjohës kur u jep shumë? E vërteta që shumica e kupton vonë

    December 18, 2025

    BE: 205 milionë euro pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm

    December 18, 2025

    Shtatë mënyra për të fjetur më mirë nëse keni diabet: Zgjohuni rehatshëm, me një nivel të qëndrueshëm të glukozës

    December 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Pse njerëzit bëhen mosmirënjohës kur u jep shumë? E vërteta që shumica e kupton vonë
    • BE: 205 milionë euro pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm
    • Shtatë mënyra për të fjetur më mirë nëse keni diabet: Zgjohuni rehatshëm, me një nivel të qëndrueshëm të glukozës
    • Mauro Icardi po largohet nga Galatasaray, fillojnë bisedimet me tri klube italiane
    • Prodhimi industrial gjerman sërish tkurret – a është në rrezik rritja e eurozonës?
    • “Kisha ankth, nuk flija as gjumë”, Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë ku për tre muaj nuk këndoi
    • Ky është ushtrimi më i mirë për vithe të tendosura
    • “Nuk kam parë më herët diçka të tillë”, Luis Enrique i befasuar me paraqitjen e yllit të PSG-së
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, December 18
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Bashkimi evropian

    A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për Ukrainën?

    korrektpressBy korrektpressDecember 16, 2025 Bashkimi evropian 7 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Shtetet e Bashkuara sapo përfunduan dy ditë bisedimesh me negociatorë ukrainas dhe evropianë në Berlin të Gjermanisë, të ndjekura nga diskutime të tjera mes udhëheqësve në Evropë – të gjitha këto që përfunduan me sinjale pozitive për një marrëveshje paqeje në të ardhmen.

    Bisedimet u përqendruan te garancitë e sigurisë për Ukrainën, me qëllim frenimin e agresionit të mundshëm rus në të ardhmen; një çështje që – pavarësisht deklaratave pozitive – mbetet një nga pikat kryesore të mospajtimit në negociatat me Moskën.

    Pengesa tjetër madhore është e ardhmja e rajonit të Donbasit në Ukrainë, për të cilin Rusia kërkon që Kievi t’ia dorëzojë kontrollin si kusht për arritjen e marrëveshjes.

    Udhëheqësit botërorë të hënën në mbrëmje folën për “përparim të ndjeshëm”, raporton cnn.

    Gjermania njoftoi se ekziston një mundësi e vogël, por reale, për një marrëveshje së shpejti, duke hedhur gjithashtu idenë e një armëpushimi gjatë periudhës së Krishtlindjeve, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump tha se “tani jemi më afër se kurrë më parë”. Por ku qëndrojnë realisht gjërat?

    Çfarë ndodhi në bisedimet në Berlin?

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe kryenegociatori Rustem Umerov u takuan në kryeqytetin gjerman me Steve Witkoff, të dërguarin special të Trumpit, dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan. Në bisedime iu bashkua edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, ku negociatorët shqyrtuan versionin më të fundit të planit të paqes të mbështetur nga SHBA-ja.

    “Kjo nuk do të thotë se tani kemi një plan të përsosur, por është një version shumë i zbatueshëm”, tha Zelensky para gazetarëve në Berlin dhe shtoi se “amerikanët duan një zgjidhje të shpejtë; ne kujdesemi që të ruajmë cilësinë edhe me këtë ritëm. Nëse shpejtësia dhe cilësia përputhen, ne jemi plotësisht dakord”.

    Zelensky tha të martën se gjatë bisedimeve për paqen ka punuar me SHBA-në “në detaje shumë të hollësishme mbi dokumente që mund ta ndalin luftën dhe të garantojnë sigurinë”.

    “Çdo detaj i vetëm ka rëndësi, sepse asnjë detaj nuk duhet të shndërrohet në një shpërblim për agresionin e Rusisë”, u tha ai deputetëve të parlamentit holandez në Hagë, transmeton Telegrafi.

    Aktualisht janë pesë dokumente të veçanta në diskutim brenda marrëveshjes së propozuar të paqes – ato përfshijnë garanci sigurie “ligjërisht detyruese” që do të votoheshin nga Kongresi i SHBA-së, si edhe plane për financimin e rimëkëmbjes së Ukrainës pas luftës.

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës, Norvegjisë, Polonisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar u mblodhën në Berlin për diskutime të veçanta, pas të cilave u angazhuan të punojnë së bashku me SHBA-në për të “ofruar garanci të forta sigurie dhe masa mbështetëse për rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës”.

    Kremlini tha të martën se ende nuk e kishte parë tekstin e propozimeve më të fundit për garancitë e sigurisë për Ukrainën të ngjashme me ato të NATO-s.

    “Ne duam paqe; nuk duam një armëpushim që t’i japë Ukrainës një hapësirë frymëmarrjeje dhe ta përgatisë për vazhdimin e luftës. Ne duam ta ndalim këtë luftë dhe të arrijmë objektivat tona, të sigurojmë interesat tona dhe të garantojmë paqe në Evropë për të ardhmen”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në përgjigje të një pyetjeje mbi qëndrueshmërinë e një ‘armëpushimi të Krishtlindjeve’.

    Çfarë masash përshkruan udhëheqësit evropianë?

    Angazhimet e paraqitura në deklaratën e përbashkët evropiane përfshinin:

    Një “forcë shumëkombëshe evropiane për Ukrainën”, e udhëhequr nga Evropa, me kontribute trupash nga aleatët brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe “të mbështetur nga SHBA-ja”;

    Kjo forcë do të ndihmojë në sigurimin e hapësirës ajrore dhe detare të Ukrainës, “përfshirë edhe operimin brenda territorit të Ukrainës”;

    Një mekanizëm monitorimi të armëpushimit të udhëhequr nga SHBA-ja, i cili do të përfshinte pjesëmarrje ndërkombëtare;

    Mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën për ndërtimin e forcave të saj të armatosura, të cilat duhet të mbeten në një nivel paqeje prej 800 mijë trupash.

    Investimet e ardhshme në Ukrainë, që do të përfshinin marrëveshje tregtare dhe “vënien në dispozicion të burimeve të mëdha për rimëkëmbje dhe rindërtim”.

    Deklarata shtoi se “në këtë drejtim, asetet sovrane ruse në Bashkimin Evropian janë ngrirë”.

    A do të pranojë Rusia?

    putin 2024/08/putin.jpg telegrafi.com

    Kjo është pyetja kryesore. Kremlini ka deklaruar se kundërshton çdo skenar që përfshin dislokimin e trupave ushtarake të NATO-s në Ukrainë.

    Qeveria ruse më parë ka shkuar deri aty sa të këmbëngulë që Ukraina ta sanksionojë në kushtetutën e saj se nuk do t’i bashkohet NATO-s dhe se nuk do të ketë forca të aleancës transatlantike të stacionuara brenda kufijve të saj. Në muajin nëntor, Moska kërkoi gjithashtu që Kievit t’i vendosej një kufi për madhësinë e forcave të armatosura.

    Zyrtarët amerikanë pretendojnë se rreth 90 për qind e çështjeve mes Rusisë dhe Ukrainës janë zgjidhur, duke e përshkruar çështjen e lëshimeve territoriale si pikën kryesore të ngecjes.

    Një zyrtar amerikan tha se pala e tyre ka ofruar ide “që nxisin mendimin” për të zgjidhur këtë bllokim, përfshirë krijimin e një zone të lirë ekonomike në disa pjesë të Donbasit.

    Ekipi negociator amerikan ka propozuar që një zonë e tillë të çmilitarizohet, ku Ukraina do të tërhiqej, por ku forcat ruse nuk do të hynin. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të heqë dorë nga objektivat e tij maksimaliste të luftës për t’u pajtuar me këtë propozim.

    Ukraina ka ngritur pikëpyetje rreth asaj se kush do ta menaxhonte atë zonë dhe kush do të siguronte që tërheqjet e trupave të ishin reciproke.

    “Amerikanët po përpiqen të gjejnë një kompromis… Dua ta theksoj edhe një herë: një ‘zonë e lirë ekonomike’ nuk do të thotë nën kontrollin e Federatës Ruse. Këto janë elemente thelbësore për mua në çdo format që lidhet me Donbasin”, tha Zelensky të hënën, duke shtuar se Ukraina nuk do ta njohë pjesën e pushtuar përkohësisht të rajonit lindor të Donbasit si ruse, as ligjërisht dhe as ‘de facto’.

    Zyrtarët amerikanë i përshkruan garancitë e sigurisë si “të ngjashme me Nenin 5”, duke iu referuar parimit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

    Zyrtarët refuzuan të hynin në detaje se çfarë do të përfshinte roli i SHBA-së, përtej faktit se ai nuk do të përfshinte trupa amerikane në terren në Ukrainë.

    “Para se të largohemi nga fusha e betejës, duhet të jemi absolutisht të sigurt se cilat janë këto garanci sigurie”, tha Zelensky.

    Cilat janë hapat e ardhshëm?

    zelensky 2023/11/zelensky.jpeg telegrafi.com

    Zelensky po vazhdon diskutimet diplomatike, me një vizitë në Holandë të martën për të diskutuar kompensimin nga Rusia për dëmet që ka shkaktuar gjatë luftës.

    “Bisedimet nuk kanë të bëjnë vetëm me një armëpushim, por me garancitë e sigurisë”, tha lideri ukrainas dhe shtoi se “kjo nuk është vetëm siguri fizike, por ka të bëjë edhe me faktin që Rusia më në fund të mësojë të jetojë sipas sundimit të ligjit. Kjo do të funksionojë vetëm nëse ka përgjegjësi të vërtetë, nëse ndëshkimi i agresorit bëhet i pashmangshëm”.

    Trump, i cili u lidh me telefon në darkën e së hënës të udhëheqësve evropianë, tha se “gjërat duken sikur po shkojnë mirë, por këtë e kemi thënë prej kohësh, dhe është një çështje e vështirë”.

    Ai tha se telefonata ishte “shumë e mirë” dhe se kishte pasur një “bisedë të gjatë” me Zelenskyn, duke shtuar gjithashtu se SHBA-ja kishte qenë në kontakt me Putinin.

    “Mendoj se tani jemi më afër se kurrë më parë dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, tha Trump të hënën në Zyrën Ovale.

    “Problemi është se ata [Rusia] do të duan ta përfundojnë, dhe pastaj papritur nuk do ta duan, dhe Ukraina do të dojë ta përfundojë, dhe pastaj papritur nuk do ta dojë. Pra, duhet t’i sjellim në të njëjtën linjë”, deklaroi lideri amerikan. /Telegrafi/

    TË TJERA

    BE: 205 milionë euro pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm

    Prodhimi industrial gjerman sërish tkurret – a është në rrezik rritja e eurozonës?

    Polonia do të fillojë prodhimin e minave kundër personelit për t’i vendosur përgjatë kufirit lindor

    Zelensky thotë se Rusia po përgatitet për një “vit të ri lufte”

    BE: Mungesa e normalizimit Kosovë–Serbi pengon progresin evropian të të dyja palëve

    Forcat e armatosura gjermane do të marrin 50 miliardë euro për armatim – kjo u miratua nga Komiteti i Buxhetit të Bundestagut

    Gjermania përuron qendrën e mbrojtjes nga dronët, funksionale nga janari

    LEXO GJITHASHTU

    Pse njerëzit bëhen mosmirënjohës kur u jep shumë? E vërteta që shumica e kupton vonë

    December 18, 2025

    BE: 205 milionë euro pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm

    December 18, 2025

    Shtatë mënyra për të fjetur më mirë nëse keni diabet: Zgjohuni rehatshëm, me një nivel të qëndrueshëm të glukozës

    December 18, 2025

    Mauro Icardi po largohet nga Galatasaray, fillojnë bisedimet me tri klube italiane

    December 17, 2025
    TË TJERA

    Prodhimi industrial gjerman sërish tkurret – a është në rrezik rritja e eurozonës?

    December 17, 2025

    “Kisha ankth, nuk flija as gjumë”, Aurela Gaçe rrëfen momentin e vështirë ku për tre muaj nuk këndoi

    December 17, 2025

    Ky është ushtrimi më i mirë për vithe të tendosura

    December 17, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.