Makaronat me salcë kremoze kungulli janë një ide e shkëlqyer për një drekë të shijshme, pa shumë mundim.
Kungulli i jep pjatës një shije të lehtë të ëmbël, ndërsa kremi i gatimit dhe djathrat krijojnë një salcë të butë dhe të pasur.
Përbërësit
400 g makarona
500 g kungull
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
200 ml krem gatimi
100 g djathë krem
70 g parmixhano i grirë
100 ml ujë nga zierja e makaronave
1 lugë çaji rigon të tharë
½ lugë çaji trumzë të tharë
Pak arrëmyshk
1 lugë gjelle gjalpë
Kripë dhe piper sipas dëshirës
Përgatitja
1. Qëroni kungullin, hiqni farat dhe priteni në kube. Ziejeni për rreth 15 minuta, derisa të zbutet, më pas kullojeni.
2. Zieni makaronat sipas udhëzimeve në paketim. Para se t’i kulloni, ruani rreth 100 ml nga uji i zierjes.
3. Në një tigan, ngrohni vajin e ullirit dhe skuqni lehtë hudhrën e grirë. Shtoni kungullin dhe kremin e gatimit, më pas përziejini për disa minuta.
4. Kalojeni përzierjen në blender derisa të përftoni një salcë të lëmuar. Kthejeni në tigan dhe shtoni djathin krem, parmixhanon, rigonin, trumzën, arrëmyshkun, kripën dhe piperin.
5. Shtoni makaronat e ziera dhe përziejini mirë me salcën. Nëse është tepër e trashë, shtoni pak nga uji i makaronave.
6. Në fund, shtoni gjalpin për një shije më të pasur. Shërbejini menjëherë me pak parmixhano të grirë sipër. /Telegrafi/