Ministri i Sportit i Italisë, Andrea Abodi, ka hedhur poshtë çdo dyshim në lidhje me raportet se Italia mund të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet së shpejti.
Në fjalimin e sotëm për mediat, Abodi dha një deklaratë shumë të ndershme dhe të drejtë. Ai thotë se nuk ka pothuajse asnjë shans që Italia të marrë pjesë në Kupën e Botës, por se nuk do të donte që kjo të ndodhte sepse nuk është e drejtë.
“Është një çështje kontinentale. Më duket shumë e pamundur që ata të mund ta zëvendësojnë Iranin, përveç nëse zgjidhet brenda Evropës”, ka thënë fillimisht Abodi.
Italia do të humbasë Kupën e Botës për të tretën herë radhazi, dhe Abodi tha se shpreson që të mos ndodhë që Italia të duhet të zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës.
“Nuk mendoj se mund të ndodhë, dhe sinqerisht, nuk do ta shpresoja”, shtoi Abodi, i cili po e ndiqte ndeshjen nga tribunat e Bilino Polje në Zenicë në shoqërinë e ish-presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina dhe njeriut të parë të Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Vice Zeljkovic.
Ndryshe, Bosnja dhe Hercegovina mposhti Italinë me rezultat 4-1 në penallti, duke i eliminuar Azzurrët nga Kupa e Botës, ndërkohë që rezervuan biletën e tyre për ngjarjen ku merrnin pjesë ekipet më të mira të futbollit në botë. /Telegrafi/