KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zidane i zhgënjyer me barazimin ndaj Italisë

Zidane i zhgënjyer me barazimin ndaj Italisë

Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, këmbëngul se “Les Blues” “meritonin më shumë” në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Italisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Franca barazoi me Italinë 1-1 në Saint-Denis në Paris të premten në mbrëmje. Michael Olise shënoi golin e parë pas një goditje dënimi fantastike në pjesën e dytë, por Alessandro Bastoni barazoi rezultatin vetëm 13 minuta më vonë.

“Jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë. Patëm raste për ta shkatërruar ndeshjen, por nuk e bëmë. Ndonjëherë kështu është futbolli”, ka thënë fillimisht Zidane për Rai Sport pas ndeshjes.

Kjo ndeshje ishte debutimi i Zidane në shtëpi si trajner i Francës, pasi “Les Bleus” kishin luajtur jashtë fushe dy ndeshjet e para të grupeve të Ligës së Kombeve.

“Ishte emocionuese. Ne donim t’i jepnim gëzim stadiumit dhe të gjithë kombit, por nuk shkoi kështu”.

“Italia luajti lojën e saj. Nëse ke një shans për të shënuar, duhet ta bësh, sepse përndryshe këto gjëra mund të ndodhin. Jam i kënaqur me atë që bëmë. Tani duhet të pushojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër”.

“Kjo është Italia; ata mund të kenë një ndeshje të keqe ndonjëherë, por edhe një të mirë. Ata fituan në Turqi dhe sonte luajtën lojën e tyre. Ata u mbrojtën mirë dhe kur sulmojnë, gjithmonë mund të shënojnë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.