Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në rrugën “Afrim Zhitia” dhe në fshatin Varosh, gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit, ndërprerja vjen si pasojë e punimeve për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për konsumatorët në këto zona pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/