Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka publikuar të dhënat e aktiviteteve shëndetësore për periudhën janar–shtator 2026, si dhe raportin e veçantë për muajin shtator.
Sipas njoftimit të spitalit, raportet pasqyrojnë aktivitetet dhe shërbimet e ofruara gjatë kësaj periudhe, përfshirë vizitat ambulatore, hospitalizimet, ndërhyrjet kirurgjikale dhe lindjet.
Në raportet e publikuara janë përfshirë edhe të dhënat për shërbimet radiologjike, analizat laboratorike, hemodializën, shërbimet endoskopike, si dhe shërbime të tjera diagnostike dhe terapeutike.
Spitali ka theksuar se publikimi i këtyre të dhënave bëhet në kuadër të përkushtimit për transparencë, llogaridhënie dhe informim të vazhdueshëm të qytetarëve për punën dhe shërbimet që ofrohen në këtë institucion shëndetësor.
“Raporti periodik janar-shtator dhe raporti mujor shtator” përmban të dhënat e aktiviteteve të Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt për vitin 2026. /Telegrafi/