Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1 mijë e 401 gjoba për kundërvajtje në trafik gjatë javës së kaluar, ndërsa ka pezulluar 12 patenta shoferësh për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.
Sipas komunikatës së Policisë, gjatë periudhës 5–11 tetor 2026, në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku.
Prej tyre, 17 aksidente kanë përfunduar me lëndime trupore, ku janë lënduar 24 persona, ndërsa 17 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet e shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Njëkohësisht, u ka bërë thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Policia ka ftuar qytetarët që të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose në numrin kujdestar 192. /Telegrafi/