Author: korrektpress

Neymar ka dhënë një “premtim” të rëndësishëm për Brazilin në prag të Kupës së Botës 2026 në Amerikën e Veriut, duke i dërguar një mesazh të qartë edhe përzgjedhësit të kombëtares, Carlo Ancelottit.Pasi ndihmoi Santosin të shmangë rënien nga kategoria në elitën e futbollit brazilian, pavarësisht se u përball me probleme në gju gjatë javëve të fundit të sezonit, sulmuesi 33-vjeçar iu nënshtrua një operacioni në gju më herët këtë javë.Pas vështirësive me gjurin në fund të kampionatit brazilian, Neymar u operua të hënën, ndërsa ndërhyrja kirurgjikale u krye nga mjeku i përfaqësueses së Brazilit, Rodrigo Lasmar.Santos nuk ka dhënë…

Read More

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, duke e cilësuar këtë si përpjekje për blerje të vullnetit qytetar në prag të zgjedhjeve.Sadiku ka deklaruar se vullneti i qytetarëve nuk shitet dhe nuk blihet, ndërsa shteti nuk mund të përdoret për interesa të ngushta elektorale. Sipas tij, i njëjti pushtet që ka rritur çmimet e produkteve esenciale, ka shtrenjtuar energjinë elektrike dhe ka varfëruar qytetarët, po përpiqet të paraqitet si shpëtimtar vetëm pak ditë para zgjedhjeve.Ai ka theksuar se ndonëse ndihma…

Read More

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka propaganduar të mërkurën duke thënë se deklarata e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kalas, mbi respektimin e sovranitetit të Danimarkës dhe Grenlandës përbën “refuzim të Bashkimit Evropian për të njohur pavarësinë e Kosovës“.Zaharova deklaroi se Rusia e konsideron deklaratën e Kalas mbi Grenlandën si një refuzim nga BE-ja për të njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo e shkroi këtë mesazh në platformën sociale Telegram. “Deklaratën e konsiderojmë si refuzim të Bashkimit Evropian për të njohur pavarësinë e Kosovës.“ Megjithatë, Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka vënë…

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin “Debat në Shenja”, tha se nuk të bën përfaqësues të shqiptarëve dhe misionar të shqiptarëve të qenit në pushtet, por deklaroi se shpallja e tij si lider të shqiptarëve është epiteti i thënë nga shumë personalitete si atyre kombëtare edhe atyre ndërkombëtare.“Për mua është një nder që u bëhet shqiptarëve të RMV-së dhe unë nuk kam bërë ndonjë si të them brifing me gjeneralin e NATO-s Klark që mua ai më emërtoi legjendë e gjallë. Është e vërtetë që unë kam mbijetuar nëpër shumë ngjarje të mëdha të historisë kombit…

Read More

Një skenë e pazakontë e filmuar pranë Viroviticës, Kroaci, është bërë virale në Facebook. Në një faqe u publikua fotografia e një burri që po udhëtonte me biçikletë, ndërsa në shpinë mbante një çantë shpine nga i cili dukej një derr i vogël. Për më tepër, ai kishte veshur edhe një kapelë të Babagjyshit të Vitit të Ri, duke i dhënë skenës një frymë festive.Fotografia mblodhi mbi gjashtë mijë pëlqime dhe dhjetëra komente pozitive.Shumë përdorues e vlerësuan kreativitetin dhe përkushtimin e tij ndaj familjes. Për komentuesit, kjo ishte një dëshmi se “ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje”. /Telegrafi/

Read More

Fisnik Juniku ka mbyllur së fundmi sezonin e pestë të “Shok Podcast”, duke e përmbyllur këtë cikël me një episod reflektues dhe me nota humori, ku i ftuar ishte moderatori i njohur Resul Sinani.Në bisedë, Juniku e ngacmoi Sinanin me pyetjen nëse ishte bërë milioner nga puna e tij në media, një temë që hapi diskutim mbi raportin mes suksesit profesional dhe përfitimit material. Përgjigjja e Sinanit ishte e drejtpërdrejtë dhe filozofike, duke theksuar se media nuk të bën milioner në kuptimin financiar, por të pasuron në dimensione të tjera.“Milioner prej kësaj pune nuk bëhesh, por kjo punë të bën…

Read More

Detaje të reja mbi klauzolat komplekse në kontratën e Endrick me Real Madridin kanë dalë në dritë, sipas Diario AS.Reali arriti një marrëveshje prej 35 milionë eurosh me Palmeiras-in, me deri në 25 milionë euro të tjera në formë bonusesh të bazuara në performancë, të cilat u aktivizuan pasi sulmuesi mbushi 18 vjeç në vitin 2024.Duke përfshirë tarifën fikse, komisionet dhe pagën, Real Madridi ka investuar tashmë afro 70 milionë euro te talenti brazilian.Një pjesë e konsiderueshme e bonuseve lidhen drejtpërdrejt me performancën individuale të lojtarit. Deri në vitin 2030, klubi madrilen paguan 35 mijë euro për çdo gol, asist…

Read More

Kriminelët kibernetikë vodhën 2.7 miliardë dollarë (rreth 2.5 miliardë euro) në kripto gjatë vitit 2025, një rekord i ri për sulmet hakerike të vjedhjes së kriptovalutave, sipas firmave të monitorimit të blockchain.Edhe një herë, në vitin 2025, pati dhjetëra grabitje kriptovalutash që goditën disa bursa kriptovalutash dhe projekte të tjera web3 dhe të financimit të decentralizuar (DeFi). Vjedhja më e madhe deri më tani ishte “shkelja” në bursën e kriptovalutave Bybit me seli në Dubai, ku hakerat vodhën rreth 1.4 miliardë dollarë në kripto. Firmat e analizës së blockchain, si dhe FBI, akuzuan hakerat e qeverisë së Koresë së Veriut…

Read More

Subaru ka nisur një iniciativë të pazakontë për të imagjinuar të ardhmen e modelit Forester, duke përfshirë fansat dhe mjetet e inteligjencës artificiale në proces. Gjatë “Subaru School Festival 2025” në Japoni, pjesëmarrësit krijuan konceptet e tyre futuriste për Forester-in me ndihmën e AI-së. Nga dhjetëra propozime, kompania përzgjodhi 10 më të votuarit dhe i hapi për votim në komunitetin online të Subaru.Konceptet variojnë nga dizajne të qeta dhe të besueshme si “Strength is Power”, deri tek modele më ekstreme si “Jungle Caveman”, “Chocolate Banana” dhe “Cucumber House”.Disa prej tyre duken nostalgjike, të tjera futuriste, e disa krejtësisht të çuditshme.…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi sot disa nga tolerancat që do t’i ketë projekti “Safe City”.”Këto tolerime do të jenë identike me ato që tashmë zbatohen nga radarët e tjerë policorë. Kjo do të thotë tolerancë prej 6 kilometra në orë për shpejtësi deri në 100 km/orë, 8 kilometra në orë për shpejtësi mbi 100 km/orë dhe 12 kilometra në orë për shpejtësi mbi 200 km/orë”, tha Toshkovski. Ministri Toshkovski sqaroi se toleranca e përmendur vlen ekskluzivisht për kundërvajtje në komunikacion, por nuk aplikohet në rastet kur kryhet vepër penale e lidhur me trafikun.Sistemi “Safe City” do…

Read More