- Hantavirusi, infeksioni i rrallë që nis si grip, por mund të përfundojë rëndë
- Konfirmohet, shtyhet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Studimi zbulon: Punët e shtëpisë mund të ndikojnë edhe në jetën intime të çiftit
- Përplasja Rama-LDK, marrëveshja me PDK-në trazon politikën në Prishtinë
- Kylie Jenner u detyrua të zbardhte vetullat për ‘Met Gala 2026’: Po përpiqem të rikthej ngjyrën time, kjo duket tmerrësisht keq
- Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake, rreth 4 milionë euro për FSK-në
- “Është një histori e bukur, shpresoj të përfundojë mirë në Budapest” – Saka flet pas triumfit historik
- Jo fustanet, por grimi dhe flokët: Pamjet që morën vëmendjen në Met Gala 2026
Author: korrektpress
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, mbeti i bllokuar në Dubai me familjen e tij, ndërsa fluturimet u pezulluan pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.Ministri u nis nga Roma të premten në mbrëmje me një fluturim civil për t’u bashkuar me familjen e tij, e cila tashmë ndodhej në Dubai me pushime. Ai ishte planifikuar të kthehej në Itali të shtunën pasdite.Por, kompania ajrore italiane ITA Airways njoftoi se kishte pezulluar fluturimet për në dhe nga Dubai deri të dielën.Ndryshe, më herët u publikuan pamje nga një zjarr që kishte shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont The Palm…
(E plotësuar) – Protestuesit e PD janë larguar nga rruga që të çon drejt Policisë së Shtetit, aty ku patën dhe përplasje me efektivët e policisë, pasi tentuan që të çajnë kordonin.Raportohet se tashmë ata janë drejtuar drejt Parlamentit, ndërsa gjatë rrugës kanë hedhur sërish molotovë.Protestuesit nuk kanë ndaluar te Parlamenti, por kanë vijuar marshimin.Protestuesit “thyejnë” kordonin e policisë, uniformat blu hedhin ujë dhe gaz lotsjellësProtestuesit e opozitës vijojnë protestën pranë Drejtorisë së Policisë në rrugën e Unazës. Shihet se protestuesit janë bllokuar nga policia gjatë marshimit të tyre. Ka pasur një përplasje verbale mes protestuesve dhe forcave të rendit.Raportohet…
Bayern Munich ka fituar me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga.Ndeshja filloi me ritëm të lartë dhe rastet e shumta, ku Dortmund mori avantazhin e hershëm në minutën e 26-të, ku Nico Schlotterbeck me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Në minutën e 54-të, Bayerni arriti të barazonte rezultatin. Serge Gnabry e shfrytëzoi një top brenda zonës, duke e kaluar me kokë drejt portës, ku Harry Kane ishte i saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-1..Ndeshja vazhdoi me raste të shumta për të dyja ekipet. Maximilian Beier,…
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se nuk kishte raportime për viktima ose lëndime amerikane pas sulmit në Iran.Dëmi në objektet amerikane ishte minimal, njoftoi CENTCOM në rrjete sociale, duke publikuar disa pamje nga sulmi.”Pas një vale fillestare sulmesh amerikane dhe të partnerëve, forcat e CENTCOM u mbrojtën me sukses kundër qindra raketave dhe dronëve iranianë. Nuk pati raportime për viktima ose lëndime amerikane në luftime. Dëmi në objektet amerikane ishte minimal dhe nuk ndikoi në operacione”, thuhet në deklaratë.Sulmet u kryen si pjesë e operacionit të quajtur “Epic Fury”.U përdorën “municione precize të lëshuara nga ajri, nga toka dhe…
Vijojnë hetimet për gjykatësin Gjoko Ristov i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie për shkak dyshimeve për kryerje të veprave penale “Përfitim të paligjshëm dhe fshehje të pasurisë” si dhe “Pastrim parash”. Organi i akuzës për Alsat thekson se ka siguruar prova rreth origjinës së 350 mijë eurove të cilat u gjetën të fshehura në një bunker special, në shtëpinë e prindërve të gjykatësit.“Veprimet hetuese janë në fazë të avancuar. Paralelisht kryhen hetim i detajuar financiar lidhur me pronën e të dyshuarit. Për momentin, Prokuroria disponon me prova që japin dyshim të bazuar për origjinën e parave të gjetura.…
Policia e Tiranës me anë të një lajmërimi për mediet në 28 shkurt njofton se nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të protestës të Partisë Demokratike, e cila do të zhvillohet ditën e sotme.Efektivët shprehen se nuk e aprovon kërkesën për protestë nga ana e opozitës, për shkak se në protestat e kaluara është përdorur dhunë.Kujtojmë se në protestat kombëtare të organizuara nga Partia Demokratike më herët, ka pasur akte dhune, me përdorim molotovësh, fishekzjarrësh dhe sulm ndaj forcave policore.Njoftimi i policisë:TiranëPërfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më…
Propozimi i përbashkët i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “integrim të kufizuar” në BE po vlerësohet si një ide jo e re. Megjithatë, profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj, theksoi se ky modalitet mund të jetë i realizueshëm, por se BE-ja duhet të ndjekë politikën e anëtarësimit në pako, përfshirë Kosovën.Në një shkrim të përbashkët për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, propozuan një anëtarësim të kufizuar të Ballkanit në Bashkimin Evropian.Duke përmendur shqetësimet e shteteve anëtare të BE-së, Rama dhe Vuçiq theksuan se…
Një bisedë përtej këngës dhe përtej luftës. Për plagën që nuk bëhet metaforë, për lirinë që nuk mjafton të përkujtohet dhe për njeriun që mbetet pas figurësNë këngët e Ilir Shaqirit, vargu nuk është thjesht tekst, është betim. Ai ka ngritur heroizmin në epikë, por ka lënë të hapura plagët që nuk shërohen me rimë. Në to, liria është gjak në kraharor, është “një copë tokë për trupin tim”, është flaka që ndizet në damar dhe nuk shuhet nga koha. Sot, kur kujtesa rrezikon të kthehet në ritual dhe sakrifica në dekor, pyetja nuk është vetëm çfarë kemi fituar, por…
Tregjet e naftës përgatiten për një tronditje, ndërsa sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael kundër Iranit rrezikojnë të ndërpresin furnizimin global me naftë bruto, duke shkaktuar potencialisht një rritje të ndjeshme të çmimeve.Përtej të qenit një prodhues i madh i naftës, Teherani ka kërcënuar vazhdimisht me bllokadë të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportin e naftës.Në vitin 1974, Irani ishte prodhuesi i tretë më i madh në botë pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite, por përpara Rusisë. Megjithatë, prodhimi i tij i naftës pësoi një goditje pasi SHBA-të vendosën sanksione në vitin 1979.Irani kaloi nga prodhimi i rreth gjashtë milionë fuçive…
Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me kryetarin e Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ku u diskutua për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.Pas takimit, Kurti deklaroi se nuk ka pasur ndonjë kandidat konsensual me PDK-në. Megjithatë, ai e konsideroi pozitive faktin që PDK të ketë kandidatin e saj për postin e presidentit.Kreu i Lëvizja Vetëvendosje (LVV) sqaroi se, në mungesë të një propozimi konsensual të pranueshëm ndërmjet partive, do të ketë propozime partiake. “Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, për propozim konsensual, atëherë do të kemi propozime partiake, që do të merren vesh shpejt. Shkoj edhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari