- Ja çfarë pyesin mjekët së pari njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës
- “Marshi për Liri” bashkoi shqiptarët në Prishtinë – reagime nga Kosova, rajoni e bota
- Charli XCX kritikohet për vetëm gjashtë koncerte në Evropë, vjen reagimi i këngëtares
- “Ende po provoj të përshtatem”, Bernardo Silva shpjegon se çfarë po i kërkon Mourinho
- Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës
- “Xhaka më tha të shkatërroj”, ylli i Arsenalit tregon çka ndodhi: I thashë nëse guxon eja pas ndeshjes
- Sadiku i reagon LVV-së: Pra, krejt ky bllokim me mbërri te data e zgjedhjeve që e kanë planifiku
- Katër arsyet pse Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit?
Author: korrektpress
Audio regjistrimet që Joe Biden luftoi për vite me radhë për t’i mbajtur private – në të cilat ai pranon se zotëronte materiale të klasifikuara pasi u largua nga detyra si nënkryetar i SHBA-së – janë publikuar nga republikanët në Kongres.Kasetat përmbajnë intervista midis Biden, tani 83 vjeç, dhe një shkrimtari fantazmë që punon në kujtimet e tij të vitit 2017, të cilat titulloheshin “Më premto, baba”, transmeton Telegrafi.”Sapo gjeta të gjitha gjërat e klasifikuara poshtë”, dëgjohet të thotë Biden në një moment në audio, të regjistruar në shkurt 2017, një muaj pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë.Një…
Britney Spears ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të vjetër me bikini, ndërsa ka shoqëruar imazhin me një mesazh emocional për të kaluarën e saj dhe vështirësitë që ka përjetuar ndër vite.Në fotografinë e realizuar në vitin 2019, këngëtarja 44-vjeçare shfaqet pranë një pishine me një kostum banje me motive zebre, çizme të bardha deri në gju dhe flokët e gjata bionde të lëshuara.Krahas fotografisë, Spears shkroi: “A e mbani mend kur bëja fotografi… a ia vlente ajo që kalova për të bërë këtë fotografi? Jo”. Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt, mesazhi i saj u…
Zinedine Zidane ka folur për herë të parë pas emërimit si përzgjedhës i kombëtares së Francës, duke e cilësuar këtë post si një ëndërr të realizuar.Ish-trajneri i Real Madridit zbuloi se kishte refuzuar oferta nga klubet gjatë viteve të fundit, pasi synimi i tij kryesor ishte drejtimi i “Gjelave”.“Në një farë mënyre, kjo është vazhdimësi e një ëndrre. Gjatë katër apo pesë viteve që kur ndalova së trajnuari, kam pasur oferta për t’u rikthyer në klube, por i refuzova të gjitha sepse kombëtarja e Francës ishte e vetmja punë që doja pas Real Madridit”.Zidane foli edhe për lidhjen e veçantë…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka njoftuar se duke filluar nga ky vit, të gjithë nxënësit që regjistrohen në vitin e parë të shkollave të mesme do të pajisen me uniforma falas.Sipas tij, masa synon të zvogëlojë dallimet sociale mes nxënësve, të lehtësojë barrën financiare të familjeve dhe të krijojë një mjedis më të barabartë dhe më të sigurt në shkolla.“Shkolla duhet të jetë vend ku të rinjtë garojnë në dije, punë dhe sukses, e jo në atë se kush vesh rroba më të shtrenjta apo se prindërit e kujt kanë më shumë mundësi financiare. Dallimet sociale shpesh…
Fenerbahce ka bërë ofertën e parë për Rafael Leaon, në vlerë prej 40 milionë eurosh plus 2 milionë euro bonuse, por Milani po këmbëngul për një marrëveshje prej 50 milionë eurosh me një formulë tjetër transferimi.Raportohet se Fenerbahçe ka dërguar drejtorin Cihan Kamer dhe bashkëpunëtorët e tij në Itali këtë mbrëmje, teksa ai është filmuar duke zbritur nga avioni në aeroportin “Malpensa”.Sportitalia dhe eksperti turk i afatit kalimtar, Yagiz Sabuncuoglu, konfirmojnë se oferta e klubit turk pritet të jetë rreth 40 milionë euro.Ndërkohë, Sport Mediaset ka zbuluar detaje më të sakta të propozimit, duke raportuar se oferta fillestare përbëhet nga…
Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja” pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës.Pjesa më e madhe e kontinentit ka pasur vështirësi të përballojë këtë situatë, pasi temperaturat u rritën mbi 40°C në javët e fundit, duke krijuar kushte ideale për zjarret që kanë shkatërruar pjesë të mëdha të Francës dhe Spanjës dhe kanë shkaktuar evakuimin e qindra mijëra qytetarëve.Por shanset për lehtësim shumë të nevojshëm nga temperaturat e larta duken të pamundura, pasi parashikimet e hershme paralajmërojnë se janë të mundshme valë të tjera të nxehti, transmeton Telegrafi.A do të jetë ende e…
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Policia e Shtetit ka informuar qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe linkeve mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive të WhatsApp. Sipas njoftimit të Policisë, individët që synojnë mashtrimin, dërgojnë linke për të votuar një konkurs ose për të konfirmuar një veprim, më pas, i kërkojnë përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj. Njoftimi i plotë i policisë: Policia e Shtetit apelon për kujdes ndaj tentativave…
Komuna e Vitisë ka njoftuar se ka nisur edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit “N’Karadak Krisin Tupanat”, një ngjarje kulturore që promovon trashëgiminë shpirtërore, dialogun ndërkulturor dhe miqësinë ndërmjet popujve.Në kuadër të hapjes së festivalit u mbajt tryeza e rrumbullakët dhe ceremonia solemne, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, organizatorë, artistë dhe mysafirë nga vende të ndryshme të botës.Sipas njoftimit të Komunës së Vitisë, në hapje të festivalit drejtori i tij, Arsim Abazi, u ka uruar mirëseardhje pjesëmarrësve dhe mysafirëve, duke falënderuar institucionet mbështetëse, partnerët dhe të gjithë kontribuuesit që ndër vite kanë ndihmuar në zhvillimin e…
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka njoftuar se qendra e Gjilanit po hyn në një fazë të re transformimi. Për shkak të punimeve në kuadër të projektit të integruar për Bulevardin, sheshin e ri dhe parkingun nëntokësor, nga data 28 korrik të këtij viti do të mbyllet për qarkullim një segment i rëndësishëm rrugor.Sipas njoftimit të kryetarit të Komunës , segmenti i rrugës “Ibrahim Rugova”, nga rrethrrotullimi te Hotel “Kristal” deri te rrethrrotullimi te Teatri i Qytetit, do të jetë i mbyllur për qarkullimin e të gjitha automjeteve deri në përfundimin e punimeve.“Mbyllja bëhet për shkak të punimeve…
KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugët “Mark Malota” dhe “Fitim Domi”.Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar si pasojë e një defekti në gypin e rrjetit të ujësjellësit.Ekipet teknike të kompanisë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.Bëhet e ditur se ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 12:00.KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari