- Mot i paqëndrueshëm sot, priten edhe riga shiu
- Ja çfarë pyesin mjekët së pari njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës
- “Marshi për Liri” bashkoi shqiptarët në Prishtinë – reagime nga Kosova, rajoni e bota
- Charli XCX kritikohet për vetëm gjashtë koncerte në Evropë, vjen reagimi i këngëtares
- “Ende po provoj të përshtatem”, Bernardo Silva shpjegon se çfarë po i kërkon Mourinho
- Një raund i ri bisedimesh për paqe mund të zhvillohet në fillim të tetorit – thotë Budanov i Ukrainës
- “Xhaka më tha të shkatërroj”, ylli i Arsenalit tregon çka ndodhi: I thashë nëse guxon eja pas ndeshjes
- Sadiku i reagon LVV-së: Pra, krejt ky bllokim me mbërri te data e zgjedhjeve që e kanë planifiku
Author: korrektpress
KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në rrugët “Mark Malota” dhe “Fitim Domi”.Sipas njoftimit, ndërprerja është shkaktuar si pasojë e një defekti në gypin e rrjetit të ujësjellësit.Ekipet teknike të kompanisë janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë.Bëhet e ditur se ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 12:00.KRU “Gjakova” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” është bërë pjesë e konsorciumit fitues të projektit KOSMIC – Kosovo Micro-Credentials for Higher Education Innovation in ICT, i cili financohet nga Komisioni Evropian përmes programit Erasmus+ Capacity Building in Higher Education (CBHE).Sipas njoftimit të këtij institucioni akademik, projekti synon të kontribuojë në modernizimin e arsimit të lartë në Kosovë përmes zhvillimit të ekosistemit të parë kombëtar të mikrokredencialeve në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT).Përmes këtij projekti pritet të krijohen mundësi të reja për zhvillimin e programeve fleksibile të të nxënit, të përshtatura me kërkesat e tregut të punës dhe me nevojat…
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur gjatë natës në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 02:00.“Rreth orës 02:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore”, ka deklaruar Pllana.Sipas tij, nga të dhënat fillestare dyshohet se një person është lënduar nga arma e zjarrit dhe është…
Prishtina po bëhet gati për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit, pasi nga e premtja nis edicioni i radhës i “Sunny Hill Festival”. Festivali pritet të sjellë në kryeqytet mijëra adhurues të muzikës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, duke krijuar sërish atmosferën unike që e ka karakterizuar këtë ngjarje.Organizatorët kanë bërë të ditur se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se gjithçka po ecën sipas planit. Foto: YouTubeNë emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, njëri prej organizatorëve të festivalit, Fat Gjakova, tha se ekipet janë duke përfunduar punët e fundit për skenat dhe produksionin.“Gjithçka…
Enti Shtetëror i Auditimit zbuloi mangësi serioze në punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në vitin 2024, prandaj shprehu një mendim të kualifikuar mbi pasqyrat financiare dhe ligjshmërinë e punës.Auditimi përfshiu katër prokurime publike, me një vlerë totale prej 1.18 milion denarësh. Në prokurimin e tre telefonave celularë, specifikimi përmbante kushte që i referoheshin një prodhuesi specifik. Megjithatë, në kontratën e transportit me taksi, u dhanë pikë për çmimin dhe cilësinë, por pa një shpjegim të qartë se si do të shpërndaheshin ato. Sipas ESHA-së, procedura të tilla kufizuan konkurrencën dhe krijuan mundësinë e favorizimit të ofertuesve.Komisioni nuk kishte…
Urdhër kontrolli për falsifikim dokumentesh të veturave nga Koreja e Jugut, sekuestrohen pesë vetura
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar kontrolle në disa lokacione në kuadër të një hetimi penal lidhur me dyshimet për falsifikim të dokumenteve gjatë importimit dhe zhdoganimit të veturave nga Koreja e Jugut.Sipas njoftimit të Prokurorisë, kontrollet janë kryer në shtëpitë e personave të dyshuar në Vushtrri, me qëllim të gjetjes dhe sigurimit të provave materiale që mund të jenë relevante për procedurën penale.”Veprimet hetimore janë ndërmarrë në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimin e bazuar se të pandehurit, me dashje, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë…
Banorët e rrugës “Hysen Tërpeza” në Prishtinë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të kësaj zone, ku sipas tyre përballen me disa probleme të vazhdueshme që po ndikojnë në jetën e përditshme dhe sigurinë e qytetarëve.Rruga, e cila është e shtruar me kocka prej vitesh, është dëmtuar rëndë dhe sipas banorëve është bërë pothuajse e pakalueshme për automjete. Në disa pjesë janë krijuar gropa të mëdha, ndërsa mungesa e pusetave ka detyruar qytetarët të vendosin improvizime për të shmangur rrezikun e rënies së automjeteve në kanale të hapura. Rruga “Hysen Tërpeza” në PrishtinëNjë banor i kësaj zone ka thënë…
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një shqyrtim të pranisë së tyre ushtarake në Evropë të hënën, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar vazhdimisht aleatët evropianë në aleancë.Vendimi është “i hartuar për të siguruar që NATO po lëviz shpejt dhe në mënyrë të pakthyeshme drejt marrjes së përgjegjësisë kryesore nga Evropa për mbrojtjen e saj konvencionale”, shkroi Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Elbridge Colby në X.”Rezultati i këtij shqyrtimi do të jetë një përshpejtim i tranzicionit të NATO-s në një aleancë më të fortë, më të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi Colby.Ky veprim vjen një muaj pasi Sekretari…
Drita zhvillon sonte (e martë) ndeshjen e kthimit ndaj Florianas, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.Skuadra gjilanase synon kalimin në raundin e tretë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maltë, ku rezultati mund të kishte qenë më pozitiv për Dritën, duke marrë parasysh rastet e krijuara gjatë 90 minutave.Gjilanasit kishin kaluar në epërsi në minutat shtesë me golin e Liridon Balajt, por Floriana arriti të barazojë në minutën e 102-të, në një ndeshje të zgjatur për shkak të problemeve me energjinë elektrike në stadium.Tashmë vendimi për kualifikimin merret në stadiumin “Fadil…
Jessica Alba është parë për herë të parë në sheshxhirimet e rikthimit të komedisë romantike “13 Going On 30” në Los Angeles, ndërsa kishte pranë saj vajzën 18-vjeçare, Honor.Aktorja 45-vjeçare u fotografua gjatë një pushimi nga xhirimet me një veshje elegante në nuanca kafeje, e përbërë nga një bluzë me jakë të ngushtë dhe një fund lëkure deri në gju. Ajo kompletoi pamjen me flokë biondë të ndara në mes dhe pantofla gri me shputa të trasha, shkruan DailyMail. Në këtë paraqitje, Alba u vizitua nga vajza e saj e madhe, Honor, e cila tërhoqi vëmendjen me flokët e gjatë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari