Author: korrektpress

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se dyshimi i parë i institucioneve pas gjetjes së mbetjeve mortore në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ishte se ato mund t’i përkasin 23 intelektualëve nga Mitrovica, që ishin rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999.Ai tha para mediave, se gërmimet në Zubin Potok lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për një varrezë masive në Kalludër. Ndërsa shtoi se për gjetjet duhet pritur konfirmimin e organeve kompetente. Prokuroria Speciale jep detaje për zhvarrosje në Zubin Potok “Dyshimi ynë i menjëhershëm kur kemi marrë vesh se janë gjetur mbetje mortore, natyrisht ka qenë se bëhet…

Read More

NDI zyra në Kosovë ka bërë një sondazh të ri i realizuar me 1,200 qytetarë të rritur në gjithë Kosovën, ndërmjet 15 prillit dhe 5 majit 2026 i publikuar sot. Rezultatet janë përcaktuar në bazë të gjinisë, rajonit dhe moshës, në përputhje me të dhënat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2024.Sipas të gjeturave kryesore qytetarët e Kosovës janë bërë më pesimistë për drejtimin e vendit, ndërsa është rritur ndjeshëm përqindja e atyre që do të largoheshin përgjithmonë po ta kishin mundësinë. Kostoja e jetesës, çmimet e energjisë dhe papunësia paraqiten si shqetësimet kryesore, derisa sigurimi shëndetësor renditet në krye…

Read More

Shqipëria është ndër vendet europiane me pasojat më të rënda shëndetësore nga ndotja e ajrit. Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se vendi regjistron 129 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, të lidhura me ekspozimin ndaj grimcave të imëta në ajër. Me këtë tregues, Shqipëria renditet e katërta në Europë, pas Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë. Niveli është më shumë se tri herë mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila në vitin 2023 ishte 41 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë.Treguesi i Eurostat mat numrin e vdekjeve të parakohshme nga ekspozimi ndaj grimcave PM2.5, të…

Read More

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, thuhet se kanë rënë dakord të vizitojnë Kievin për herë të parë si pjesë e përpjekjeve që synojnë përfundimin e luftës.Marrëveshja midis Witkoff dhe Kushner për të udhëtuar në Kiev u bë e ditur pas takimit të fundit midis presidentëve Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Uashington, transmeton Telegrafi.Negociatat aktuale përfaqësojnë një ndryshim të rëndësishëm nga tensionet që dikur karakterizonin marrëdhënien. Në biseda private, Zelensky ia ka atribuar ndryshimin në pikëpamjen e Trump për luftën dhe perspektivat e Ukrainës muajve të tërë angazhimi të drejtpërdrejtë midis…

Read More

Arsenali po përshpejton negociatat me Newcastle United për të finalizuar transferimin e mesfushorit Bruno Guimaraes, me një marrëveshje që pritet të jetë afër vlerës 88 milionë euro në këtë afat kalimtar veror. Klubi londinez synon ta mbyllë afrimin e reprezentuesit brazilian, pasi vetë lojtari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “St James’ Park” pas katër vitesh e gjysmë me Neëcastle.Sipas TEAMtalk, kontaktet mes dy klubeve angleze janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit.Lojtari ka informuar drejtuesit e Neëcastle për dëshirën e tij për të nisur një aventurë të re, me synimin për të garuar rregullisht në kompeticionet evropiane nën drejtimin…

Read More

Shoqata e Mësimdhënësve të Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut u themelua zyrtarisht gjatë kuvendit themelues, të mbajtur në Kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Shkup.Anëtarët themelues nënshkruan zyrtarisht aktin e themelimit dhe miratuan Statutin e Shoqatës, duke shënuar themelimin e një organizate profesionale të dedikuar për forcimin e edukimit dhe njohurive ekonomike në të gjithë Maqedoninë e Veriut.Themelimi i Shoqatës është kulminimi i katër viteve bashkëpunimi midis mësimdhënësve të ekonomisë nga i gjithë vendi dhe Institutit Alternativa Liberale (LAI). Përmes iniciativave të tilla si Olimpiada e Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut, Programet e Trajnimit të Mësuesve, Karvanët EconLit…

Read More

Senati i SHBA-së votoi me shumicë dërrmuese për të çuar përpara një paketë sanksionesh ndaj Rusisë të frymëzuara nga senatori i ndjerë i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, disa orë pas një shërbimi funeral për ligjvënësin republikan në Uashington, në të cilin mori pjesë presidenti i Ukrainës.Legjislacioni kaloi lehtësisht një votim procedural – i pari nga disa pengesa përpara se të bëhet ligj – me mbështetje dypartiake me një votim 86-12. Njëmbëdhjetë demokratë dhe një republikan, senatori i Kentucky-t, Rand Paul, votuan kundër legjislacionit.Motra e Graham, Darline, e cila u emërua për të mbushur vendin e tij, është një sponsor…

Read More

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me platformën E-Shneta për digjitalizimin e menaxhimit të barnave esenciale në institucionet publike shëndetësore të komunës.Sipas Bulliqit, ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve shëndetësore, duke mundësuar një sistem më efikas të monitorimit të barnave dhe rritje të transparencës për qytetarët.“Ky sistem i ri do të mundësojë monitorim më të lehtë të barnave, rritje të transparencës dhe informim më të shpejtë për qytetarët mbi disponueshmërinë e tyre”, ka shkruar Bulliqi.Ai ka bërë të ditur se Komuna e Podujevës do të vazhdojë punën…

Read More

Grimeri i njohur me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës private. Ai i ka propozuar për fejesë partnerit të tij, Christian Schiavone, gjatë një momenti romantik në Sicili.Propozimi është realizuar në një atmosferë të veçantë, ndërsa Kevin ka publikuar pamje nga ky çast i paharrueshëm në rrjetet sociale, duke shprehur dashurinë dhe emocionet për të. Foto: InstagramKrahas fotografive, grimeri ka shkruar një dedikim prekës për Christian: “Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e…

Read More

Sipas Mundo Deportivo, Tottenhami është seriozisht i interesuar për transferimin e Jules Kounde nga Barcelona dhe po përgatit një ofertë në vlerë prej 65 milionë eurosh.Klubi londinez vlerëson shumë aftësinë e francezit për të luajtur në disa pozita, duke e parë atë si një përforcim ideal për sistemin taktik të trajnerit.Megjithatë, një transferim në këtë moment duket i vështirë, pasi Barcelona llogarit plotësisht te Kounde, i cili është një lojtar i rëndësishëm si në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes.Tottenham vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e tij, veçanërisht për shkak të pasigurive të brendshme…

Read More