Author: korrektpress

Komuna e Prizrenit ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies heroike të Komandant Tahir Sinanit, duke organizuar homazhe në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së tij për lirinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare.Sipas njoftimit të Komunës, në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë, në emër të institucionit komunal homazhe bëri shefi i Kabinetit të Kryetarit, Nehat Elshani, i cili si bashkëluftëtar i Komandant Tahir Sinanit nderoi kujtimin e komandantit me të cilin kishte luftuar.Në homazhe morën pjesë edhe bashkëluftëtarë të Komandant Tahir Sinanit dhe anëtarë të familjes së tij.Më pas, homazhe u bënë edhe pranë shtatores së Komandant Tahir Sinanit në Parkun…

Read More

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se çlirimi i Krimesë së pushtuar nga Rusia nuk është aktualisht në diskutim në negociata, megjithëse gadishulli mbetet një pjesë integrale e Ukrainës.Këto komente presidenti ukrainas i bëri gjatë intervistës për Fox News, derisa prezantuesi pyeti nëse çështja e Krimesë është rikthyer në agjendë, transmeton Telegrafi.”Është për të ardhur keq – jo. Apo jo ende. Do ta shohim, nuk e di. Toka është shumë e rëndësishme, është territori ynë, është historia jonë, ka të bëjë me shtëpitë tona. Por gjëja më e rëndësishme është të mos humbasim njerëz”, shtoi ai. Witkoff dhe Kushner bien dakord…

Read More

Në konferencën e sotme për shtyp, Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski informoi se janë konfirmuar tre raste të reja të sëmundjeve të transmetuara nga vektorët, dy në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe një në Neurologji, e cila ka vetëm një konfirmim.Ministri shpjegoi se po kryhen teste të ndryshme për rastet, duke theksuar se po kryhen menjëherë anketa epidemiologjike.”Ajo që mund të konfirmoj bazuar në komunikimin me Komisionin për Sëmundje Infektive, i cili po takohet për këtë çështje, është se përveç rasteve që lidhen me Greqinë, ka edhe raste që definitivisht nuk kanë udhëtuar jashtë vendit dhe vendbanimi i tyre është…

Read More

Roberto Mancini është rikthyer zyrtarisht në krye të Kombëtares së Italisë, pas javësh të trazuara në Federatën Italiane të Futbollit (FIGC). Megjithatë, emërimi i tij nuk është pritur mirë nga të gjithë brenda futbollit italian.Vendimi u konfirmua të martën, pas një periudhe të paqëndrueshme në FIGC. Paolo Maldini, i emëruar drejtor teknik më 12 korrik, dha dorëheqjen vetëm 17 ditë më vonë, pasi dështoi të siguronte një trajner të ri. Fillimisht ai tentoi të bindte Carlo Ancelottin dhe Pep Guardiolën, ndërsa më pas synoi Andrea Pirlon, por emërimi i këtij të fundit u bllokua për shkak të lidhjeve të tij…

Read More

DJ dhe muzikanti francez, Kavinsky, emri i vërtetë i të cilit ishte Vincent Belorgey, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Paris. Artisti, i cili ishte 50 vjeç, ishte bërë pjesë e skenës ndërkombëtare të muzikës dhe së fundmi kishte performuar edhe në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Paris.Prokuroria e Parisit ka bërë të ditur se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, pasi autoritetet që mbërritën në vendngjarje nuk kanë gjetur elemente të dyshimta. Kavinsky u bë i famshëm në mbarë botën me këngën “Nightcall”, të publikuar në vitin 2010, e cila…

Read More

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), uji në qytet është i pijshëm dhe mund të konsumohet lirisht për të gjitha nevojat e përditshme.”Njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se, bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), uji në qytet është i pijshëm dhe mund të konsumohet lirisht për të gjitha nevojat e përditshme”.”Sa i përket linjës së ujit që furnizon zonën e Kodrës së Diellit, uji duhet të përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije, pasi nuk i…

Read More

Futbollisti kosovar Hasan Hyseni ka bërë një lëvizje të veçantë në karrierën e tij, duke nisur një aventurë të re jashtë Evropës.Sulmuesi i krahut, i cili për vite me radhë ka qenë ndër lojtarët më të dalluar në pozitën e tij në futbollin kosovar, ka vendosur të vazhdojë karrierën në kampionatin e Kirgistanit.Mitrovicasi ka firmosur të mërkurën me skuadrën FC Asia, klub që garon në elitën e futbollit të këtij vendi.Klubi nga Kirgistani e ka mirëpritur afrimin e sulmuesit kosovar, duke shprehur besimin se ai do të jetë një përforcim i rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit.“Jemi të kënaqur…

Read More

Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se sot kanë mbajtur takim pune kushtuar Axhendës së reformave dhe procesit të integrimit evropian, në të cilin përmes një fjalimi onlajn mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman.Kryeministri njofton se kanë diskutuar për progresin e arritur deri më tani, hapat e ardhshëm dhe koordinimin midis institucioneve, me qëllim që proceset reformuese të vazhdojnë në mënyrë efikase, në kohë dhe komform prioriteteve të përcaktuara.“Mbetemi të përkushtuar për zbatimin e reformave që do të kontribuojnë në institucione më efikase, shërbime më të mira për qytetarët…

Read More

SPB Tetovë njofton se ka shpërthyer zjarr në një objekt në Tetovë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Më 29.07.2026 në orën 01:40 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë ka shpërthyer zjarr në një objekt në ndërtim e sipër brenda rrethit të ish-fabrikës “Teteks”, ku janë djegur dërrasa.Zjarri është fikur nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Read More

Vetëm dy ditë para nisjes së Sunny Hill Festival, është bërë e ditur se 95 për qind e biletave janë shitur, duke treguar interesimin e madh të publikut për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.Me afrimin e datës së fillimit, u njoftua se kanë mbetur vetëm biletat e fundit për të gjithë ata që ende nuk e kanë siguruar pjesëmarrjen në festival.Sunny Hill Festival nis më 31 korrik, ndërsa numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. View this post on Instagram A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)Fansat që kanë planifikuar të jenë pjesë e këtij spektakli muzikor…

Read More