KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit

Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje, pasi një ditë më herët, përmes rrjetit social, kishte publikuar në profilin e tij një koment me përmbajtje kërcënuese.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është kosovar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si kanosje.Burimet brenda MPB-së i kanë thënë RTKlive se bëhet fjalë për J.S., i cili, sipas të dhënave të siguruara nga institucionet e sigurisë, figuron i dyshuar në gjithsej 31 raste kriminale të evidentuara gjatë periudhës 2000–2023.

Të dhënat tregojnë se rastet në të cilat ai është evidentuar si i dyshuar lidhen me një gamë të gjerë veprash penale. Në mesin e tyre përfshihen vrasja në tentativë, sulmi, kanosja, posedimi dhe përdorimi ilegal i armëve, si dhe raste të tjera të natyrave të ndryshme.

Në evidencat e sigurisë përmenden gjithashtu raste për vjedhje, zhvatje, pengim të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë, prishje të rendit publik dhe dëmtim të pasurisë.

Në disa prej rasteve janë evidentuar edhe gjetje të armëve të zjarrit dhe shkarkim i armës.

Sipas të dhënave, numri më i madh i rasteve në të cilat Selmani figuron i dyshuar është regjistruar gjatë periudhës 2000–2011, kryesisht për vepra që lidhen me armë, dhunë, kanosje dhe zhvatje. /RTK/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.