- Hoxha: Ajër më i pastër për qytetarët me centralet e reja të gazit
- Grenell: Ka mbështetje dy partiake amerikane për Hashim Thaçin, tani varet nga vendimi Hagës
- Jennifer Aniston dhe Jim Curtis zbulojnë si nisi romanca e tyre
- Aksident me fatalitet në Junik, humb jetën drejtuesi i katërçikletës
- Ukraina i dorëzon SHBA-së një listë me “nevoja ushtarake”, përfshirë kërkesat për mbrojtjen ajrore
- Nga sukseset në Lojërat Olimpike ‘Taranto 2026’ te sfidat që na presin në ‘Prishtina 2030’ – Ismet Krasniqi, mysafir në “Arena e Yjeve”
- Laura Fazliu e pafat, e mbyll si vend i pestë në Grand Slamin e Hungarisë
- Mbi 8 mijë qytetarë të Shqipërisë udhëtuan drejt Kosovës për Marshin e Lirisë
Author: korrektpress
SPB Tetovë njofton se ka shpërthyer zjarr në një objekt në Tetovë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Më 29.07.2026 në orën 01:40 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Jasht Vardarit” në Tetovë ka shpërthyer zjarr në një objekt në ndërtim e sipër brenda rrethit të ish-fabrikës “Teteks”, ku janë djegur dërrasa.Zjarri është fikur nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Këqyrjen e ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë urdhëruar vazhdimin e paraburgimit ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Në vendimin e publikuar më 28 korrik 2026, Paneli i Gjykatës ka bërë të ditur se rishikimi i ardhshëm i paraburgimit të Selimit është caktuar në parim për 28 shtator 2026, përveç nëse ndërkohë publikohet aktgjykimi i çështjes.Paneli ka vlerësuar se, duke pasur parasysh se seanca për shpalljen e aktgjykimit është planifikuar për 16 shtator 2026, në këtë fazë nuk është e nevojshme që palëve t’u kërkohen parashtresa shtesë lidhur me vazhdimin e masës së paraburgimit.Në pjesën përfundimtare të…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.Ky veprim është ndërmarrë bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e rastit dhe kapjen e kryerësve të veprës penale.Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me personat që shihen në…
Astronomët kanë siguruar imazhin më të qartë deri tani të një ylli shoqërues që orbiton Betelgeuse, supergjigantin e kuq të njohur për ndryshimet e pazakonta të ndriçimit dhe përmasat e tij të jashtëzakonshme.Vëzhgimet u kryen me Teleskopin Shumë të Madh të Observatorit Evropian Jugor në Kili. Ekipi thotë se rezultati përbën dëshminë më të fortë të drejtpërdrejtë për ekzistencën e Betelgeuse B, një yll që për shumë kohë ishte dyshuar nga ndryshimet periodike të dritës së sistemit.Betelgeuse vlerësohet se ka masë rreth 16.5 deri në 19 herë më të madhe se Dielli dhe diametër qindra herë më të madh. Ylli…
Në mbledhjen e 10-të të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, kryetari i Komunës Faton Peci ka ngritur shqetësime lidhur me gjendjen në Stacionin e Autobusëve, duke kërkuar përgjegjësi dhe sqarime për disa çështje që lidhen me funksionimin e kësaj ndërmarrjeje.Peci ka thënë se gjatë diskutimeve për raportimet dhe ngjarjet e fundit, disa anëtarë të bordit kanë folur për gjendjen e stacionit, përfshirë edhe borxhet e akumuluara që, sipas tij, arrijnë rreth 600 mijë euro ndaj Administratës Tatimore.Ai gjithashtu i është drejtuar anëtares së Kuvendit Komunal, Xhyljeta Imeri, duke ngritur pyetje lidhur me një çështje që ai e ka cilësuar si shqetësuese.“Përveç…
Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime për lirimin e hapësirës pranë sheshit nga automjetet, me qëllim të përmirësimit të qasjes për qytetarët dhe rritjes së sigurisë së këmbësorëve.Sipas njoftimit, iniciativa është ndërmarrë me koordinimin e drejtorit të Shërbimeve Publike, Arber Geci, dhe drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Granit Musliu.Komuna ka bërë të ditur se nga sot në këtë hapësirë ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve, ndërsa zona do të jetë e dedikuar ekskluzivisht për lëvizjen e këmbësorëve.Ky vendim, sipas Komunës, synon mbrojtjen e hapësirave publike, krijimin e një ambienti më të sigurt dhe përmirësimin e shfrytëzimit…
Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët se do të zhvillohet faza e katërt e projektit “Dezinsektimi hapësinor”, i cili ka për qëllim eliminimin e insekteve, mushkonjave dhe mizave në territorin e komunës.Sipas njoftimit, dezinsektimi do të realizohet në tri ditë radhazi, duke filluar nga 1 gushti, me fillim nga ora 20:00.Më 1 gusht, trajtimi do të kryhet në të gjithë qytetin e Ferizajt, duke filluar nga Parku i Lirisë dhe duke vazhduar në disa prej rrugëve kryesore, përfshirë zonën përreth FSK-së, Palestrën e Sporteve, rrugët “Sali Çeku”, “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli”, Tregun e Gjelbër, si…
Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës Bilall Kasami, drejtorin e Spitalit të Tetovës, Erzen Elezi, si dhe drejtorin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor Zllatko Perinski, sot vizituan Spitalin e Tetovës.Gjatë vizitës u prezantua koncepti për rikonstruksionin e plotë, zgjerimin dhe pajisjen e spitalit. Vlera e parashikuar e investimit të planifikuar është rreth 4,56 miliardë denarë, përkatësisht afërsisht 74 milionë euro, ndërsa modeli përfundimtar i financimit do të përcaktohet pas përfundimit të analizave dhe procedurave të nevojshme.Projekti parashikon rikonstruksionin dhe modernizimin e Bllokut të Kirurgjisë dhe atij të Sëmundjeve Interne; ndërtimin e një pavijoni…
Kosova renditet e 21-ta në botë për shpejtësinë e internetit në telefoni mobileStuhitë e ditëve të fundit sollën një rritje të ndjeshme të përdorimit të internetit mobil në Kosovë, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka lidhja e qëndrueshme në situata me kërkesë të lartë.Gjatë kësaj periudhe, rrjeti mobil i IPKO-s regjistroi trafikun më të lartë në historinë e kompanisë, duke arritur kulmin prej 60 Gbps.Ky rezultat përfaqëson një rritje të konsiderueshme brenda një periudhe shumë të shkurtër. Nga një nivel prej rreth 30 Gbps, trafiku kishte arritur në 45 Gbps vetëm disa ditë më parë, për të shënuar…
Gazeta New York Times, duke cituar burime, ka raportuar se Irani ka konsideruar lëshimin e një rakete balistike për të sulmuar një port ukrainas.Megjithatë, situata thuhet se është qetësuar nëpërmjet përpjekjeve diplomatike, të paktën për momentin, transmeton Telegrafi.”Irani ka konsideruar sulmin ndaj një porti detar në Ukrainë në përgjigje të një sulmi ukrainas ndaj një anijeje iraniane, por një valë diplomacie e ka qetësuar situatën për momentin, sipas zyrtarëve iranianë dhe perëndimorë”, u tha ndër tjera.Disa persona të njohur me vlerësimet e inteligjencës i thanë NYT se kishin pritur që Irani të lëshonte një raketë balistike të armatosur me një…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari