KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Grimeri me origjinë shqiptare Kevin Kodra i propozon partnerit të tij në Sicili

Grimeri me origjinë shqiptare Kevin Kodra i propozon partnerit të tij në Sicili

Grimeri i njohur me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës private.

Ai i ka propozuar për fejesë partnerit të tij, Christian Schiavone, gjatë një momenti romantik në Sicili.

Propozimi është realizuar në një atmosferë të veçantë, ndërsa Kevin ka publikuar pamje nga ky çast i paharrueshëm në rrjetet sociale, duke shprehur dashurinë dhe emocionet për të.

Foto: Instagram

Krahas fotografive, grimeri ka shkruar një dedikim prekës për Christian: “Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e kisha. Të dua, bubba”.

Postimi i Kevin mori shumë urime dhe reagime nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan çiftin për këtë kapitull të ri në marrëdhënien e tyre.

Kevin duhet theksuar se është një grimer dhe krijues përmbajtjeje me origjinë shqiptare, i rritur në Kanada.

Ai është bërë i njohur ndërkombëtarisht për punën e tij në industrinë e bukurisë, stilin kreativ dhe përmbajtjet që ndan me miliona ndjekës në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.