Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me platformën E-Shneta për digjitalizimin e menaxhimit të barnave esenciale në institucionet publike shëndetësore të komunës.
Sipas Bulliqit, ky bashkëpunim paraqet një hap të rëndësishëm në modernizimin e shërbimeve shëndetësore, duke mundësuar një sistem më efikas të monitorimit të barnave dhe rritje të transparencës për qytetarët.
“Ky sistem i ri do të mundësojë monitorim më të lehtë të barnave, rritje të transparencës dhe informim më të shpejtë për qytetarët mbi disponueshmërinë e tyre”, ka shkruar Bulliqi.
Ai ka bërë të ditur se Komuna e Podujevës do të vazhdojë punën për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët. /Telegrafi/
