KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tottenhami bën gati ofertën e madhe për yllin e Barcelonës

Tottenhami bën gati ofertën e madhe për yllin e Barcelonës

Sipas Mundo Deportivo, Tottenhami është seriozisht i interesuar për transferimin e Jules Kounde nga Barcelona dhe po përgatit një ofertë në vlerë prej 65 milionë eurosh.

Klubi londinez vlerëson shumë aftësinë e francezit për të luajtur në disa pozita, duke e parë atë si një përforcim ideal për sistemin taktik të trajnerit.

Megjithatë, një transferim në këtë moment duket i vështirë, pasi Barcelona llogarit plotësisht te Kounde, i cili është një lojtar i rëndësishëm si në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ashtu edhe në qendër të mbrojtjes.

Tottenham vazhdon ta monitorojë nga afër situatën e tij, veçanërisht për shkak të pasigurive të brendshme rreth të ardhmes së Cristian Romero dhe Djed Spence.

Aktualisht me pushime pas një paraqitjeje të mirë me Francën në Kupën e Botës, Kounde mbetet nën kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2030.

Edhe pse është i kënaqur në “Camp Nou”, një ofertë shumë më e leverdishme nga Liga Premier, me pagë dukshëm më të lartë, mund ta bëjë mbrojtësin francez ta shqyrtojë një largim të mundshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.