- Kunja të vendosura pa leje, bizneseve në Mitrovicë u jepet afat deri më 5 shkurt t’i largojnë ato
- Ulet numri i të punësuarve në industrinë e Maqedonisë
- U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
- Kujdes, ‘pamja e parë’ të mashtron – sa qen janë në foto?
- Ylli i PSG-së bëhet objektivi kryesor i Real Madridit në verë, kushton mbi 100 milionë euro
- Carragher me lëvdata për Wirtz, e krahason me legjenda të Ligës Premier
- Dënohet në Zvicër “sheh-imami” nga Kosova – zbulohet se si e financoi ai, stilin e tij luksoz të jetesës
- Arrestohet një person në kërkim, kanos verbalisht zyrtarët policorë në Pejë – dërgohet në mbajtje
Author: korrektpress
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas publikimit të kërkesës së gjyqtarëve dhe magjistratëve për rritje të konsiderueshme pagash, duke e cilësuar situatën si të papranueshme dhe me rrezik për balancat demokratike mes pushteteve në vend.Në një reagim publik, Rama bëri të ditur se magjistratët dhe këshilltarët e zakonshëm kanë kërkuar një rritje prej 1,600 eurosh, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët e institucioneve speciale – GJKKO dhe SPAK, që aktualisht marrin rreth 6,130 euro në muaj, pretendojnë një rritje edhe më të madhe, prej 3,100 eurosh, duke e çuar pagën e tyre në 9,230 euro në muaj.Rama ka theksuar se nuk…
Qendra legjendare e NBA-së, Shaquille O’Neal, e bëri publikun të qeshë përsëri duke kujtuar një nga anekdotat më të famshme nga rinia e tij, duke zbuluar se si i shpenzoi milionat e tij të parë para se të debutonte për Orlando Magic.Shaq, një gjigant prej 215 cm, një ikonë karizmatike e NBA-së dhe një nga qendrat më dominuese në historinë e basketbollit, tregoi se si në më pak se një orë i mbaroi e gjithë shuma që i ishte paguar nga kompania e kartave tregtare. Ai ishte vetëm 20 vjeç atëherë.Pasi u zgjodh i pari në përgjithësi nga Orlando Magic…
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Merz, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të ndërhyjnë për të “shpëtuar” demokracinë në Evropë.Ai u shpreh kështu duke komentuar mbi strategjinë e re të sigurisë kombëtare të SHBA-së, e cila u publikua së fundmi nga Shtëpia e Bardhë.“Nuk shoh ndonjë nevojë që amerikanët të ndërhyjnë tani për të shpëtuar demokracinë në Evropë. Nëse demokracia do të kishte nevojë për shpëtim, ne do ta menaxhonim vetë këtë çështje”, tha lideri gjerman, duke theksuar pavarësinë dhe kapacitetin e Evropës për të mbrojtur sistemet e saj demokratike, raporton dw. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Trumpit…
Adriatik Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë, paralajmëron qëndresë pa afat deri në dorëheqjen e Ramës: “Shqipërisë i duhet qeveri tranzitore 12-mujore”Protesta e nisur nga kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, para Kryeministrisë, ka hyrë në ditën e saj të dytë, ndërsa numri i qytetarëve të bashkuar rreth tij është në rritje. Lapaj ka vendosur çadra përpara institucionit, por Policia e Shtetit ka ndërhyrë për t’i hequr ato, duke i kërkuar fillimisht largimin e tyre.“E kuptoj që gjatë ditës mund të krijojnë problem, por tani natën nuk pengojnë askënd”, dëgjohej t’u thoshte ai efektivëve të policisë, sipas raportimit të A2…
Mediat e huaja kanë raportuar gjatë ditës së sotme se në shumicën e rajoneve të Ukrainës kishte ndërprerje emergjente të energjisë elektrike pas sulmeve të fundit ruse ndaj sektorit energjisë.Tani, ministria e energjisë e Ukrainës ka thënë se rreth gjysma e banorëve të kryeqytetit po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike, raporton skynews.“Situata në Kiev mbetet një nga më të vështirat – aktualisht, deri në 50 për qind të konsumatorëve të kryeqytetit janë pa energji elektrike në të njëjtën kohë. Janë në fuqi oraret e ndërprerjeve të përkohshme”, njoftoi ministria në Telegram.Ajo shtoi se ndërprerjet emergjente janë një “masë e detyruar,…
LSDM akuzon se njoftimet për protesta në Shkup për Hagën dhe UÇK-në vijnë si një litar shpëtimi për qeverinë dhe largim vëmendjes nga tema kryesore: marrëveshja për emigrantët në Maqedoni.”Është e njëjta recetë dhe strategji e Shkollës së Beogradit që OBRM-PDUKM po ndjek dhe po ndodh aktualisht në Serbi. Vuçiq flet për luftëra të mëdha, njësoj si Gruevski dhe Siljanovska, sepse këtë muaj është paralajmëruar një protestë e madhe studentore.I njëjti ekip, të njëjtat skema.Po e shohim këtë tani në vendin tonë, veçanërisht pas shpërthimit të skandalit të korrupsionit dhe pasi u bë e ditur se qeveria po flet me…
Sigal Prishtina ka arritur të triumfojë me rezultat 102:75 ndaj klubit çek Opava në kuadër të ENBL-së.Mysafirët gjithçka çfarë mund të bënin ishte ta fitonin çerekun e parë të takimit, të cilin e mbyllën me rezultat 25:18 në favorin e tyre.Pas këtij çereku, Prishtina mori ‘frenat’ e ndeshjes dhe arriti që ta fitojë çerekun e dytë me rezultat 23:13.Në pjesën e dytë Prishtina shënoi 61 pikë çka edhe e bëri dallimin në fund. Çereku i tretë u mbyll me rezultat 30:15 ndërsa ai i katërti 31:22.Te Prishtina katër lojtarë e mbyllën takimin me pikë dyshifrore.Më i dalluari ishte Deondre Burns…
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave – Jovan Viçentijeviq, Dragisha Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq, për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin “Ibër-Lepenc”, ku një mjet shpërthyes shkaktoi dëme të rënda në infrastrukturën ujore dhe energjetike.Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë kryer dëmtimin me mjet shpërthyes të kanalit që furnizon me ujë për nevoja industriale dhe energjetike, duke rrezikuar sigurinë publike dhe funksionimin e rrjetit strategjik të ujit. Përveç sulmit terrorist, Prokuroria ka ngritur aktakuzë të veçantë ndaj Jovan Viçentijeviqit, i cili dyshohet se ka vepruar si agjent i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë (VSA),…
Bayern Munich është rikthyer te fitoret në Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur Sporting Lisbonën me rezultat 3-1.Bavarezët e nisët mirë ndeshjen duke shënuar gol me Karl në minutën e gjashtë, por që u anulua për pozitë jashtë loje.Gola nuk pati në pjesën e parë dhe 45 minutat e para të kësaj ndeshje u mbyllën baras 0-0.Ishin mysafirët që e nisën mirë pjesën e dytë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Simoes harkoi në zonë dhe Joshua Kimmich realizoi autogol për epërsinë e mysafirëve 0-1. Megjithatë epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se 11 minuta, kur Serge Gnabry barazoi…
Bashkim Besimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Besimi, tha sot se “mbrojtja e të gjithë prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë” dhe transparenca do të jenë prioritetet e mandatit të tij.Besimi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi mori mbështetje unanime nga kolegët e tij, me propozimin e Zorica Pavloviq.Në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve, Besimi trajtoi prioritetet e mandatit të tij, duke theksuar mbrojtjen e prokurorëve publikë dhe vendimmarrjen kolektive.Zgjedhja e Besimit vjen në ditën…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari