Author: korrektpress

Nga mungesa e sinjaleve të rrugës një veturë mbrëmë ra nga autostrada në Bllacë në segmentin e 2 kilometrave që nuk të çojnë askund.Gjithçka ndodh kur sapo e kalon pikën kufitare, rruga që të çon drejt Shkupit ndahet në dy segmente, por kjo rrugë në të majtë në fakt nuk ka asnjë dalje. Por për këtë nuk ka asnjë shenjë sinjalizuese as në fillim, e as në mes të saj kur ka një ndarje tjetër të rrugëve.Si pasojë, makinat futen këtu dhe shkojnë deri në fund, ku i pret një pirg dheu dhe gurësh. Pastaj janë të detyruara të kthehen…

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, së fundmi ka qenë pjesë e një ceremonie solemne dhe mjaft të veçantë në Shqipëri.Artistja ka prezantuar ceremoninë e ndarjes së titullit akademik Doctor Honoris Causa, e organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku ky vlerësim iu akordua Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen.Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së dekoratës ishin shumë personalitete, ndërsa në momentin e dhënies së titullit ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.Vetë Bleona ndau disa momente nga kjo ngjarje në rrjetet sociale, duke e cilësuar si një moment të veçantë që lidh trashëgiminë familjare me ndikimin…

Read More

Një seri sulmesh ka goditur fabrikën Kremniy El në qytetin e Bryanskut, Rusi. Ajo është e njohur për prodhimin e komponentëve të përdorur në sistemet e mbrojtjes ajrore. Incidenti raportohet të ketë shkaktuar dëme të konsiderueshme në impiant dhe, sipas raportimeve paraprake, ka viktima dhe persona të lënduar. Autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë një bilanc të saktë të dëmeve, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të vlerësuar pasojat e sulmit. Ky incident vjen në një moment tensioni, duke shtuar shqetësime për sigurinë e objektivave industriale kritike në rajon.Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin…

Read More

Kantautori britanik dhe vokalisti i grupit kult “Culture Club”, Boy George (64), ka zbuluar se shpesh përdor inteligjencën artificiale në procesin e tij krijues, e cila, siç thotë ai, e ndihmon të bëhet një kompozitor më i mirë.Me ndihmën e kësaj teknologjie, thekson ai, ai ka punuar tashmë në disa albume.”Kam shkruar pesë albume me ndihmën e inteligjencës artificiale. Është fantastike dhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar. Gjithmonë them – nëse një robot mund të të zëvendësojë, atëherë nuk je përpjekur mjaftueshëm. Sigurisht që më vjen keq për njerëzit që po humbasin vendet e tyre të punës, por inteligjenca…

Read More

Klubi turk Fenerbahçe vazhdon përpjekjet e tij për të sjellë në radhët e veta sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, që luan aktualisht për skuadrën gjermane Hoffenheim. Sipas mediave sportive, drejtuesit e skuadrës nga Stambolli janë seriozisht të interesuar që ta transferojnë 23‑vjeçarin gjatë afatit kalimtar veror, për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm. Raportimet e fundit tregojnë se Chelsea dhe disa klube të Ligës Premier, si dhe ekipe të tjera evropiane, po tregojnë interes për shërbimet e Asllanit, duke e bërë këtë transferim si një objektiv të vëmendshëm në treg. Fenerbahçe, megjithatë, shpreson që të jetë konkurrent serioz në garë…

Read More

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informoi se sot është realizuar pagesa e mbështetjes shtesë prej 20% për bartës të ekonomive familjare bujqësore, në shumën totale prej 30.302.543 denarë.Kjo pagesë u bë për 243 përfitues, në përputhje me Programin për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave vazhdon me mbështetje të vazhdueshme për bujqit dhe për zhvillimin e prodhimit bujqësor.

Read More

I dërguari i veçantë amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff deklaroi në një intervistë për CNBC se ka të ngjarë të udhëtojë në Izrael javën e ardhshme për të koordinuar planet lidhur me luftën kundër Iranit.Ai gjithashtu sugjeroi mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit, duke thënë se “le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë”, dhe vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkatërruar pothuajse të gjitha kapacitetet e Iranit për pasurimin e uraniumit.”Le të shohim nëse iranianët duan të bisedojnë. Nëse duan, jam i sigurt që presidenti do të ishte i hapur për këtë”,…

Read More

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka bërë të ditur se deri më tani rreth 10 për qind e zyrtarëve publikë kanë kryer deklarimin e pasurisë për vitin 2025.Sipas tij, brenda periudhës së deklarimit pritet që mbi 10 mijë zyrtarë publikë ta përmbushin këtë obligim ligjor.“Brenda kësaj periudhe pritet që mbi 10 mijë zyrtarë publikë ta kryejnë deklarimin e pasurisë. Kemi rreth 10 për qind. Para se të nisem për këtu mora numrin e fundit, kemi rreth 1050 zyrtarë që e kanë kryer. Nëse e krahasojmë me vitet e kaluara, ky numër nuk është i keq, sepse zakonisht ka…

Read More

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ka njoftuar se aktualisht nuk ka asnjë krizë në furnizimin me derivate të naftës në Kosovë.Sipas Ministrisë, të dhënat nga subjektet që merren me importin dhe tregtimin e derivateve tregojnë se stoqet janë në nivel të rregullt dhe në suazat e zakonshme, njësoj si para zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme. Furnizimi në treg konsiderohet stabil dhe pa ndërprerje.Ministrja ka theksuar se nuk ka asnjë arsye për panik apo për krijim të rezervave të panevojshme, duke shtuar se stabilizimi i çmimeve në bursat ndërkombëtare nuk jep bazë për rritje të…

Read More

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar informacionin dhe ka marrë vendim për heqjen e 6 licencave të kompanive për kultivimin e kanabisit.“Sot kishte 6 pika nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria sot ka hequr 6 licenca. Për informacione më të detajuara se cilat janë kompanitë, ju lutem t’i drejtoheni Ministrisë së Shëndetësisë, ku praktikisht funksionon edhe ky Komision. Nga ajo që munda të shoh nga informacioni që kaloi në Qeveri, bëhet fjalë për shkelje ligjore të konstatuara gjatë një kontrolli të kryer nga Komisioni që është kompetent për t’i verifikuar të gjitha kushtet që duhet…

Read More