Author: korrektpress

Në episodin më të ri të podcastit Arena e Yjeve vjen analiza nga gazetarët e Telegrafit për ngjarjet në futbollin vendor si dhe në atë evropian. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.Gjatë podcastit, gazetari Lavdim Pireva dha analizën për dy përballjet që sipas tij janë më të fortat në Ligën e Kampionëve, duke theksuar rëndësinë strategjike të këtyre dueleve dhe se si ato mund të vendosin fatin e ekipeve në fazat vendimtare. Gazetari Shkumbin Pireva u ndal te gjiganti spanjoll Real Madridi, duke vlerësuar se ky sezon mund të përfundojë pa trofe për “Los Blancos”. Analiza e…

Read More

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni është deklaruar sot lidhur me zhvillimet e fundit dhe dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.Hyseni në një postim në Facebook shkruan se Dekreti jo vetëm që është në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe mënyra se si po tentohet të argumentohet – interpretohet (mbrohet) është në kundërshtim me Kushtetutën.Profesori i së drejtës thekson se moszgjedhja e Presidentit “jo më vonë se tridhjetë ditë” në asnjë rrethanë nuk nënkupton veprime automatike. “Nuk ka automatizëm në politikë, sepse para se të bëhet politikë institucionale ekzistojnë rregulla kushtetuese që mundësojnë veprime politike, të…

Read More

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski deklaroi sot se këtë javë pritet të përfundojnë konsultimet dhe Qeveria të dalë me propozim për ndonjë emër për prokuror të ri publik të shtetit.“Javën tjetër presim që konsultimet të përfundojnë dhe të dalim me një emër të propozuar që do ta dërgojmë në Kuvend”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit të kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Read More

Operacionet në zemër konsiderohen ndër ndërhyrjet më delikate në mjekësi, megjithatë, falë teknologjisë moderne dhe përvojës së kirurgëve kardiovaskularë, këto procedura realizohen me saktësi të lartë dhe siguri për pacientin.Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kirurgu kardiovaskular Raif Çavolli ka shpjeguar në mënyrë të thjeshtë se si realizohet një operacion në zemër dhe çfarë ndodh me funksionin e saj gjatë ndërhyrjes.Sipas tij, për të operuar zemrën duhet që ajo të ndalet përkohësisht. “Duhet të ndalësh zemrën që të punoj. Zemra është një pompë mekanike që pompon gjakun në organizëm. Funksionin e zemrës e merr…

Read More

Turqia po shqyrton vendosjen e katër aeroplanëve luftarakë F-16 në Qipron veriore, ndërsa konflikti në Iran ka nxitur tensione në ishullin e ndarë mesdhetar.Ministria turke e mbrojtjes po shqyrton vendosjen e aeroplanëve luftarakë në mënyrë që të sigurojë Republikën e shkëputur Turke të Qipros Veriore, sipas një raporti nga transmetuesi shtetëror TRT Haber.Vendosja e aeroplanëve luftarakë është një nga disa masa që po merren në konsideratë në përgjigje të tensioneve në Qipro, thuhet në raport. Obama kritikon ashpër Trumpin: Çdo ditë zgjohemi me një sulm të ri Lëvizja e mundshme e Turqisë vjen ndërsa ishulli, i ndarë midis një shteti…

Read More

Midir Tufa nga fshati Sohodoll i Njësisë Administrave Kastriot në Bashkinë Dibër është nga ata pak shqiptar që kanë lënë emigrimin për të investuar në vendlindjen e tyre.Ai prej vitesh ka kultivuar lloje të ndryshme perimesh e zarzavatesh, por thotë se nuk ka marrë asnjëherë djersën e derdhur e mundin e gjithë familjes.Midir Tufa u kthye nga Greqia ku kishte punuar shumë vite në këtë sektor. Ai kultivoi një sipërfaqe të madhe me lakër, që fatkeqësisht i ka mbetur aty dhe i është kalbur. Tufa thotë se ka tentuar të aplikojë në skemën mbështetëse për fermerët por për shkak të…

Read More

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) ka njoftuar se ka ndjekur nga afër hapat institucionalë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, përfshirë edhe procedurën për përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).Sipas DnV-së, legjislacioni zgjedhor përcakton se pas certifikimit të rezultateve, Vjosa Osmani, në cilësinë e Presidentes së vendit, u kërkon subjekteve parlamentare nominimet për anëtarët e KQZ-së. Këto subjekte kanë një afat të caktuar për dorëzimin e propozimeve, pas së cilës presidentja bën emërimin e anëtarëve.DnV thekson se në këtë moment, kur vendi po përballet me zhvillime që mund të çojnë drejt…

Read More

LSDM-ja anulon marshin tradicional të 8 Marsit që duhej të mbahej nesër në Bogdanci dhe i bashkohet protestës “Nuk do të zhdukemi”, bëri të ditur sot kryetari i partisë, Venko Filipçe.Siç theksoi Filipçe në konferencë shtypi, LSDM-ja nesër do të jetë me qytetarët.“Edhe këtë vit duhej ta shënonim 8 Marsin, por ngjarja tragjike në Shkup, vdekja e nënës dhe fëmijës, na tronditi thellë. Kjo nuk është një tragjedi individuale, por një tjetër provë e problemit sistemik të dhunës ndaj grave, reagimit joadekuat të institucioneve dhe e dështimit të tyre për t’u përballur me këtë problem. Do të jemi si qytetarë…

Read More

Manchester City ka filluar të përgatitet për një skenar që deri pak kohë më parë dukej i pamundur: largimin e mundshëm të Rodrit gjatë afatit kalimtar të verës.Mesfushori spanjoll, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në vitet e fundit, është ndër objektivat kryesorë të Real Madrid, gjë që ka detyruar klubin anglez të nisë kërkimin për alternativa të mundshme në treg.Drejtuesit e Manchester Cityt nuk duan të improvizojnë dhe kanë filluar analizimin e profileve që mund të përballojnë sfidën e madhe për të zëvendësuar fituesin e Topit të Artë.Një nga emrat që ka fituar shumë terren në javët…

Read More

Britania e Madhe po përgatit një aeroplanmbajtëse për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme, sipas The Telegraph.Marina Mbretërore po rrit gatishmërinë e anijes luftarake, HMS Prince of Wales, në mënyrë që ajo të jetë e përgatitur për dislokim brenda pesë ditësh.Ministria e Mbrojtjes theksoi se transportuesi ajror është tashmë në një “gatishmëri shumë të lartë” prej 10 ditësh, e cila tani po reduktohet në pesë ditë. SHBA‑ja dërgon në Britani aeroplanin bombardues që mund të bartë 24 raketa – pritet ta shfrytëzojë ndaj Iranit Kjo do të thotë që ekuipazhi është njoftuar dhe përgatitje të ndryshme do të përshpejtohen…

Read More