KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina kthehet te fitoret pas katër ndeshjeve – mposht Opavën në ENBL

Prishtina kthehet te fitoret pas katër ndeshjeve – mposht Opavën në ENBL

Sigal Prishtina ka arritur të triumfojë me rezultat 102:75 ndaj klubit çek Opava në kuadër të ENBL-së.

Mysafirët gjithçka çfarë mund të bënin ishte ta fitonin çerekun e parë të takimit, të cilin e mbyllën me rezultat 25:18 në favorin e tyre.

Pas këtij çereku, Prishtina mori ‘frenat’ e ndeshjes dhe arriti që ta fitojë çerekun e dytë me rezultat 23:13.

Në pjesën e dytë Prishtina shënoi 61 pikë çka edhe e bëri dallimin në fund. Çereku i tretë u mbyll me rezultat 30:15 ndërsa ai i katërti 31:22.

Te Prishtina katër lojtarë e mbyllën takimin me pikë dyshifrore.

Më i dalluari ishte Deondre Burns me 27 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime, ndërsa pas tij vijnë Adrio Bailey me 21 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.

Arian Azemi në anën tjetër pati 19 pikë, tri kërcime dhe gjashtë asistime, teksa 11 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim shtoi edhe qendra Kelby Kramer.

Prishtina tani do të fokusohet në kampionat ku xhiron e ardhshme do të jetë nikoqire e Rahovecit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.