- Fabjola eliminohet nga Ferma VIP 3, publiko voton kundër saj pas fyerjes skandaloze që i bëri Arbanës në spektakël
- Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen kolona në kufij
- Vdekje e dyshimtë në Suharekë, policia nis hetimet
- Lionel Messi mesazh Ancelottit: Çfarëdo që të jetë situata me Neymarin, ai duhet të jetë në Kupën e Botës
- Gjërat personale që prindërit nuk duhet t’i ndajnë kurrë me fëmijët e tyre
- Reshitaj: Albin Kurti nuk e ka dashur presidente Vjosa Osmanin
- Ja çfarë ndodh saktësisht me tensionin e gjakut kur konsumoni boronica
- “Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola flet për situatën e rëndë kur ofendoi publikisht prezantuesen Arbana Osmani
Author: korrektpress
Atletja shqiptare, Egi Gjyzeli, është eliminuar të martën nga gara e spektaklit Big Brother VIP Albania 5, duke i dhënë fund kështu rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.Ajo nuk arriti t’i shpëtojë televotimit javor, ku përballë eliminimit ishin edhe banorët Artani, Juela, Rogerti dhe Edisa.Pas mbylljes së votimit nga publiku, ishte pikërisht Egi Gjyzeli ajo që mori më pak mbështetje, duke u detyruar të lërë shtëpinë dhe garën për çmimin e madh.Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, atletja u përfshi në dinamika të ndryshme me banorët, duke qenë pjesë e debateve dhe diskutimeve që shpeshherë kanë…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz shprehu shqetësimin për mungesën e një plani të përbashkët për të përfunduar shpejt dhe në mënyrë bindëse luftën aktuale. Ai theksoi se Gjermania nuk ka interes për shkatërrimin e integritetit territorial, shtetësisë apo ekonomisë së Iranit, duke paralajmëruar se skenarët si ata të Libisë dhe Irakut do të ishin të dëmshëm për të gjithë, shkruan reuters.“Ngjarjet dramatike rreth Iranit nuk mund të shihen në mënyrë të izoluar. Ato janë të lidhura ngushtë me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, dhe pikërisht për këtë arsye nuk duhet të tërhiqemi nga mbështetja jonë për Kievin”, tha Merz.…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në barazimin 1-1 ndaj Newcastle në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.Barcelona arriti të shmangë humbjen falë një goli të vonshëm, por tekniku gjerman e pranoi se ekipi i tij nuk ishte në nivelin e duhur në këtë përballje.“Nuk kemi qenë të mirë, por kemi nxjerrë maksimumin nga ajo që kemi pasur. Nuk është e lehtë të luash në këtë fushë”. “Gjëja pozitive është rezultati. Do të shohim një ndeshje tjetër në Spotify Camp Nou”, deklaroi Flick.Megjithatë, rezultati mbetet pozitiv për…
Një punëtori dhe një objekt ndihmës janë përfshirë nga flakët në orët e vona të së martës në fshatin Mushtisht të Suharekës.Rasti ka ndodhur më 10 mars 2026, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zjarrfikësit e Suharekës, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin.Sipas zjarrfikësve, nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat që çuan deri te shpërthimi i zjarrit.
Nga dhimbja në gjoks te të përzierat, lodhja dhe dhimbja e shpinës – hulumtimet tregojnë se shenjat e sëmundjeve të zemrës mund të jenë të ndryshme sipas gjinisë dhe shpesh kalojnë pa u vënë reSëmundjet kardiovaskulare, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë shkaku i rreth 32 për qind të vdekjeve në botë dhe mund të shfaqen me simptoma të ndryshme tek burrat dhe gratë. Studiuesit analizuan disa studime që përshkruajnë simptomat e këtyre gjendjeve: infarkti i zemrës, dështimi i zemrës, çrregullimet e ritmit të zemrës dhe sëmundjet e venave dhe arterieve.Ata identifikuan simptomat më të shpeshta për…
Forcat amerikane kanë sulmuar 16 anije që vendosin mina pranë Ngushticës së Hormuzit.Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një seri goditjesh ndaj llojeve të ndryshme të anijeve, shumica prej të cilave ndodhen të ankoruara në porte.”Forcat amerikane shkatërruan disa anije detare iraniane më 10 mars, përfshirë 16 anije që vendosin mina pranë Ngushticës së Hormuzit”, njoftoi Komanda Qendrore amerikane në platformën X. Dita e 11-të e luftës në Iran – gjithçka po ndodh në Lindjen e Mesme – MINUTË PAS MINUTE Ndryshe, Donald Trump deklaroi gjatë ditës se SHBA-ja ka “shkatërruar plotësisht 10 anije joaktive për vendosjen e minave”,…
Këngëtarja Gwen Stefani ka zbuluar se si shtatzënia në moshën 43-vjeçare e ka frymëzuar atë të përkushtohet më shumë ndaj besimit të saj të krishterë. Në një intervistë, këngëtarja foli për udhëtimin e saj shpirtëror dhe përvojën e shtatzënisë me djalin e saj të dytë, Apollo Bowie Flynn Rossdale.Në një intervistë për kanalin në YouTube “Hallow: Prayers and Meditation”, Gwen kujtoi se momenti vendimtar ishte kur ishte shtatzënë me djalin e saj Apollo Bowie Flynn Rossdale.”Doja me dëshpërim një fëmijë tjetër. Vërtet e doja. Mendova se nuk mund ta përballoja më, se isha shumë e vjetër dhe ato mendime filluan…
Pavarësisht bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, Irani nuk heq dorë nga sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë. Objektivi i radhës ka qenë Kuvendi i Shqipërisë. Hakerët e quajtur “Homeland Justice” kanë sulmuar postën elektronike të Parlamentit.Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) bëri të ditur se: “Gjatë ditës së sotme është raportuar një sulm kibernetik që lidhet me postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur një grup pune për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë. Informacione…
Atletico Madrid dhe Tottenham ofruan një spektakël me gola dhe tension nga minuta e parë e ndeshjes, me spanjollët që morën një fitore të madhe me rezultat 5-2. Ndeshja nisi me dominim të madrilenëve, të cilët nuk pritën shumë për të shënuar. Në minutën e 6-të, Marcos Llorente përfiton nga një konfuzion para portës dhe shënon me qetësi në qoshen e poshtme të majtë për 1-0. Vetëm tetë minuta më vonë, Antoine Griezmann driblon dy-tre kundërshtarë dhe dërgon një goditje të ulët në qoshen e djathtë, duke dyfishuar avantazhin në 2-0.Në minutën e 16, një gabim nga mbrojtja e Tottenham…
Holandezi dhe pilot i Formula 1, Max Verstappen, i cili garon me Red Bull Racing, do të marrë pjesë në edicionin e këtij viti të garës së famshme “24 Orë të Nürburgring”.Për këtë ngjarje ai nuk do ta përdorë makinën e Formula 1 (RB22), por një Mercedes‑AMG GT3 me motor V8.Makina u prezantua në një mënyrë jo të zakonshme: një skafandër i quajtur Max Manow bëri një skok me parashutë nga një kullë ftohëse ku ishte vendosur makina për të zbuluar makinerinë. Verstappen tha se Nürburgring është një vend i veçantë dhe se kjo garë ka qenë prej kohësh në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari