- “Ka favoritë para nesh”, Lionel Messi tregon ekipet që e frikësojnë Argjentinën
- 49-vjeçari tërheq autobusin me qafë – thyen rekord Guinness
- Policia e Kosovës: Kërcënimi ndaj Kurtit erdhi nga qyteti i Kralevës në Serbi
- Bullgaria konfirmoi Rumen Radevin si kryeministër të ri
- Sharja e rëndë në spektaklin e kaluar, reagon për herë të parë Arbana Osmani: Nuk doja t’i rikthehesha temës, por ju lutem mos linçoni dhe denigroni një vajzë tjetër
- Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë në LDK – edhe ata që u larguan, edhe ata që heshtën
- Shërbimi i parë komercial i robotaksit në Evropë lansohet në Kroaci
- Tensione në protestën e opozitës në Tiranë, përplasje me molotov dhe ujë
Author: korrektpress
Liverpooli ka habitur Evropën këtë verë me një ofensivë të rrallë në afatin kalimtar, duke shpenzuar mbi rreth 500 milionë euro për përforcime të reja. Emra të mëdhenj si Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong janë transferuar në Liverpool FC, duke e bërë këtë një nga afatet kalimtare më të shtrenjta në historinë e futbollit.Ky nivel investimi është i pazakontë edhe për standardet e Ligës Premier, sidomos për një klub që për vite me radhë ka ndjekur një politikë më të kujdesshme financiare nën pronësinë e Fenway Sports Group.Nga kriza në një projekt model Historia…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur procedura ndaj 234 këshilltarëve komunalë të zgjedhur nëpër komuna, pasi nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratës për gjendjen pasurore dhe interesat brenda afatit të përcaktuar me ligj.Siç sqaroi kryetari i Komisionit, Adem Çuçulj, analiza e bërë ka treguar se rreth një e pesta e këshilltarëve në këshillat komunalë nuk e kanë dorëzuar deklaratën e detyrueshme.Për këshilltarët që nuk do ta paguajnë urdhrin për kundërvajtje brenda afatit prej tetë ditësh, do të iniciohen procedura kundërvajtëse para komisionit kompetent për kundërvajtje.
Parlamenti hungarez miratoi me shumicë rezolutën që i kundërvihet anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE) dhe financimit të mëtejshëm të nevojave të saj ushtarake me shpenzimet e vendeve të BE-së.Në total, 142 anëtarë të parlamentit votuan për këtë propozim, 28 kundër, ndërsa katër abstenuan.Në dokument thuhet se Hungaria i kundërvihet anëtarësimit të Ukrainës në BE, duke pretenduar se vendi është në luftë dhe nuk plotëson kriteret për anëtarësim, shkruan kyivindependent.Në rezolutë, parlamenti i bën thirrje qeverisë të mos mbështesë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës në BE.Dokumenti gjithashtu kërkon ndalimin e dërgimit të parave ose armëve për Ukrainën…
Analisti politik Ilir Deda ka vlerësuar se situata aktuale në vend lidhur me moszgjedhjen e presidentit do të mund të shmangej nëse kryeministri Albin Kurti do ta kishte njoftuar me kohë presidenten Vjosa Osmani se nuk e ka mbështetjen e tij për një mandat të dytë.Përmes një reagimi publik, Deda tha se një veprim i tillë do të kishte qenë “korrektësia minimale” pas një bashkëpunimi gjashtëvjeçar mes tyre.Sipas tij, kriza aktuale lidhet me përpjekjen për kontroll të plotë të institucioneve në vend.“Këtë krizë e ka shkaktuar dëshira për kontroll absolut të çdo institucioni në vend”, ka shkruar ai.Deda theksoi se…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë vendim për nisjen e procesit për rikthimin e rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në Kosovë.Sipas saj, ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, si diga të vogla, pragje dhe struktura të tjera artificiale që tashmë janë jashtë funksionit dhe dëmtojnë ekosistemin ujor.Pacolli theksoi se përmes këtij vendimi synohet përmirësimi i cilësisë së ujit, rikthimi i migrimit natyror të faunës ujore, si dhe zvogëlimi i rreziqeve nga përmbytjet që shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë…
Ushtria izraelite të martën vazhdoi të vendosë trupa pranë kufirit izraelito-libanez, në kulmin e përleshjeve me Hezbollahun në jug të Libanit.Paralelisht me këtë proces, ushtria izraelite dërgoi një paralajmërim për evakuimin e periferive jugore të Bejrutit para sulmit ndaj Hezbollahut.“Veprimtaritë terroriste të Hezbollahut e detyrojnë IDF-në të veprojë kundër tyre me forcë. IDF nuk ka për qëllim t’ju dëmtojë. Për sigurinë tuaj, duhet të evakuoni shtëpitë tuaja dhe të largoheni menjëherë deri në një njoftim të ri”, tha zëdhënësi i ushtrisë, koloneli Avichay Adraee.Nga ana tjetër, Hezbollahu njoftoi se në jug të Libanit i ka shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë…
Magnus Walker, një nga koleksionistët më të njohur të makinave sportive, ka vendosur të shesë disa nga automjetet e tij shumë personale nga koleksioni i markës Porsche. Disa prej këtyre makinave do të dalin në ankand më vonë këtë muaj, duke u dhënë mundësi fansave dhe koleksionistëve të blejnë modele të veçanta. Ndër to është edhe një Porsche 911 GT3, të cilin Walker e bleu në vitin 2016 dhe e modifikoi me “kapak” të zi dhe detaje portokalli e blu në pjesën e jashtme. Makina ka pësuar edhe ndryshime në brendësi, ku është shtuar një timon prej fibra karboni, ndërsa…
Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve për dhunimin e të miturës 11-vjeçares në muajin gusht të vitit 2022.I akuzuari B.Rr., u dënua me 12 vjet burgim, ndërsa katër të tjerët D.Rr., F.S., M.S., dhe M.R., u dënuan me nga 10 vjet burgim.Të akuzuarve, në dënimin me burgim do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar, raporton “Betimi për drejtësi”.Me këtë vendim, të akuzuarit obligohen secili veç e veç që në emër të shpenzimeve të procedurës penale- për paushallin…
Avokati Tomë Gashi ka reaguar ndaj sulmeve dhe kritikave që po i bëhen presidentes Vjosa Osmani pas prishjes së raporteve të saj me kryeministrin Albin Kurti.Në FIVE në TV Dukagjini, Gashi tha se fyerjet dhe linçimet ndaj Osmanit nga aktivistë apo përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje nuk e dëmtojnë presidenten, por mund të kenë pasoja politike për vetë këtë parti.“Nëse fillojnë aktivistët e VV-së që ta fyejnë Vjosa Osmanin, më së shumti e dëmton VV-në. Jo Vjosa Osmanin. Unë po them aktivistët që janë më pak se deputet, por nëse fillojnë deputetët ta fyejnë Vjosa Osmanin ata thjesht çojnë vota në…
Biznesmeni shqiptar që jeton dhe vepron në Belgjikë, Fisnik Syla, ka folur hapur për jetën e tij personale dhe profesionale në një intervistë të dhënë për Monitor TV.Gjatë rrëfimit të tij, Syla tregoi se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e menjëhershme. Sipas tij, familja e tij e ka nisur gjithçka nga puna në gastronomi dhe hoteleri, ndërsa pas më shumë se 28 vitesh pune kanë arritur të ndërtojnë një rrjet lokalesh në Belgjikë.Biznesmeni është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, ku shpesh publikon momente nga jeta e tij luksoze, përfshirë makina të shtrenjta dhe udhëtime. Megjithatë, ai thekson se…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari