Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot një qendër e re sportive, e cila synon të përmirësojë infrastrukturën sportive dhe të krijojë më shumë mundësi për aktivitet fizik në komunitet.
Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, i cili e ka cilësuar këtë investim si një hap të rëndësishëm për të rinjtë dhe zhvillimin e sportit në këtë zonë.
“Ky është një hap i rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe komunitetin, si dhe për përmirësimin e infrastrukturës sportive në fshat”, ka theksuar ai.
Sipas komunës, objekti i ri do të shërbejë si një hapësirë moderne për stërvitje, aktivitete sportive dhe organizimin e ngjarjeve komunitare.
Ky investim pritet të ndikojë në promovimin e jetës së shëndetshme dhe në avancimin e edukimit fizik për banorët e kësaj zone. /Telegrafi/