Çdo banor i Zvicrës prodhon mesatarisht rreth 670 kilogramë mbeturina në vit.
E, pas pastrimit të rrugëve dhe lagjeve qëndrojnë punëtorët e shërbimeve komunale, të cilët çdo ditë kujdesen që qytetet të jenë të pastra.
Punëtorët e mbledhjes së mbeturinave janë ndër ata që kryejnë një punë të rëndësishme për jetën e përditshme, mirëpo, që shpesh fatkeqësisht kalon pa u vënë re.
Mediumi zviceran Waston ka shoqëruar një ekip të Entsorgung + Recycling Zürich (ERZ), shërbimit të grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave në Cyrih, për të treguar nga afër punën e tyre të përditshme.
Sipas raportimit, çdo person që jeton në Zvicër prodhon rreth 670 kilogramë mbeturina në vit. Ato largohen nga hapësirat publike dhe lagjet në mënyrë të tillë që për shumë banorë procesi duket pothuajse i padukshëm, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, pas këtij shërbimi qëndron një punë fizike dhe e vazhdueshme, që kërkon angazhim të madh nga punëtorët.
Gjatë videos, anëtarët e ekipit të ERZ-së flasin për arsyet që i kanë shtyrë të zgjedhin këtë profesion, për rutinën e tyre të përditshme dhe për mënyrën se si trajtohen nga qytetarët.
Sipas tyre, ka banorë që i përshëndesin, i respektojnë dhe e vlerësojnë punën e tyre, por edhe të tjerë që nuk tregojnë të njëjtin qëndrim.
Puna e tyre është thelbësore për higjienën publike dhe funksionimin e qytetit, pasi siguron që mbeturinat të largohen rregullisht dhe hapësirat e përbashkëta të mbahen të pastra.
Reportazhi i “Watson” vë në pah rëndësinë e punëtorëve që, larg vëmendjes së publikut, kontribuojnë çdo ditë në mirëmbajtjen e qyteteve zvicerane./Telegrafi/