Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza ka reaguar pas lirimit me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës.
Hamza përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky është një lajm i mirë.
“Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Hamza.
Megjithatë, siç ka shkruar Hamza “ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët”.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë”. /Telegrafi/