- Ekspozita për masakrat në Kosovë, organizatat kërkojnë falje: Nuk kishim synim të lëndojmë askënd
- Lufta në Iran, SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme
- Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit, Peci bënë thirrje për një Mitrovicë më të gjelbër
- Sulmuan Izraelin me raketa, kush janë rebelët Houthi që u bashkuan në luftë
- Juve rrezikon të mbetet pa Thuram nëse nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve
- Profesori i propozon martesë studentes në Indi, sulmohet fizikisht nga studentët tjerë
- Prezantohet Chevrolet Corvette Grand Sport 2027, gjenerata e ardhshme V8 prodhon 535 kuaj-fuqi
- Anya Taylor-Joy shkëlqen në premierën e “Super Mario Galaxy” në Japoni
Author: korrektpress
Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, ka pranuar se gjatë shtatë javëve të fundit ka vuajtur jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht nga lëndimi që e mbajti jashtë fushave. Mesfushori anglez tashmë është rikthyer në formë dhe ndihet shumë më mirë.22-vjeçari u rikthye në aksion të dielën mbrëma në derbin ndaj Atletico Madrid, duke luajtur 22 minuta në fitoren 3-2. Kjo ishte paraqitja e tij e parë që nga 1 shkurti, pasi kishte munguar në 10 ndeshje për shkak të një dëmtimi në kofshë. Pas ndeshjes, ai tregoi se periudha e rikuperimit ishte e vështirë edhe emocionalisht. “Shumë e gjatë.…
Një sulm ajror izraelit në një urë në Liban ka lënë pjesë të mëdha të rajonit jugor të shkëputura nga pjesa tjetër e vendit.Raportohet se ura Qasmiyeh në Tyre u shkatërrua kryesisht pasi Izraeli e goditi atë.Goditja preu një lidhje kryesore midis qytetit jugor të Nabatiyeh dhe rajonit të luginës al-Hujair më në jug – YouTube www.youtube.com Sulmet vijnë pasi zyrtarët izraelitë thanë se ushtria ishte urdhëruar të synonte ura të tjera përgjatë lumit Litani, në atë që duket të jetë një përpjekje më e gjerë për të prishur rrugët që dyshohet se përdoren nga Hezbollahu. Bien çmimet e naftës…
Amerikani 17-vjeçar Cooper Lutkenhaus ka bërë histori duke triumfuar në garën e 800 metrave dhe duke u bërë kampioni më i ri botëror në atletikë.Lutkenhaus fitoi medaljen e artë në 800 metra në Kampionatin Botëror në sallë të mbajtur në Torun, duke u shndërruar në fituesin më të ri në një disiplinë të atletikës për meshkuj në historinë e kampionateve botërore, si në sallë ashtu edhe në ambiente të hapura. Ai e arriti këtë sukses në moshën 17 vjeç e 93 ditë, duke thyer rekordin e etiopianit Mohammed Aman, i cili kishte qenë 18 vjeç e 61 ditë kur fitoi…
Çmimet e derivateve të naftës në Maqedonia e Veriut kanë kaluar në disa faza të theksuara të lëvizjes gjatë viteve të fundit, duke reflektuar zhvillimet globale, nga pandemia e COVID-19, te kriza energjetike e vitit 2022 dhe tensionet e fundit në Lindjen e Mesme.Zhvillimet e fundit që përfshijnë tensionet mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë rikthyer presionin mbi tregjet e energjisë dhe si pasojë çmimi i naftës është rritur ndjeshëm ditëve të fundit, ndërsa pritet të arrijnë edhe mbi 100 denarë për litër.Por si ka qenë çmimi i derivateve të naftës vitet e kaluara? Gjatë pandemisë…
Disa nga yjet e Kosovës të ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda kanë mbërritur në Prishtinë.Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar videon ku lojtarët bashkohen me stafin, ndërsa shihet një atmosferë e jashtëzakonshme.Emrat si Vedat Muriqi, Mërgim Vojvoda, Edon Zhegrova, Aro Muric Milot Rashica, Elvis Rexhbeçaj, Fidan Aliti takohen me Samir Ujkanin, Agim Ademin si dhe Fodan.Kosova do të zhvillojë më vonë stërvitjen e parë para sfidës me Sllovakinë, me përzgjedhësin Foda që konfirmoi se këto ditë do të jenë më të fokusuar në aspektin taktik.“Nga ana fizike nuk ka nevojë t’i stërvisim lojtarët sepse janë në top formë.…
Radio Evropa e Lirë ka gjetur se emri i Ilia Uvarovit, shefit të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Prishtinë, figuron në një databazë të publikuar nga organizata ukrainase Molfar, ku përfshihen persona që dyshohet se kanë lidhje me shërbimet sekrete ruse. REL-i nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimin për rolin e saktë të tij.Në një zyrë që prej vitesh operon pothuajse në heshtje në Prishtinë, Rusia emëroi shef të ri.Në gusht të vitit 2025, përmes një njoftimi të shkurtër, misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) bëri të ditur se përfaqësuesja e atëhershme…
Qeveria kroate miratoi të hënën një paketë të re masash që synojnë zbutjen e pasojave të ndërprerjeve në tregun global të energjisë të shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme, duke përfshirë kufizimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe ruajtjen e stabilitetit të furnizimit.Kryeministri Andrej Plenkoviq ka thënë se kjo është paketa e dhjetë e ndihmës për qytetarët dhe ekonominë që nga fillimi i një serie krizash që kanë goditur vendin që nga viti 2020.”Masat deri më tani kanë mundësuar stabilitetin, duke ruajtur konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe vendet e punës. Paketa e re vjen në një mjedis ndërkombëtar të…
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike dhe gjendjes socio-ekonomike në vend, duke e cilësuar situatën aktuale si “jonormale” dhe të dëmshme për qytetarët.Në një postim ai ka thënë se është “e dhimbshme kur jo-normaliteti shndërrohet në mënyrë jetese”, duke kritikuar qeverisjen dhe funksionimin institucional në vend.Haradinaj ka theksuar se vendi po përballet me bllokada politike dhe institucionale, duke shtuar se “kur bëhemi vendi i vetëm me parlament të zgjedhur, por të pezulluar”, kjo dëmton drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.Ai ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen ekonomike dhe sociale, duke vënë në pah varfërinë, emigrimin dhe rritjen…
Katër persona janë ndaluar për dyshime për dallavere për patent shofer në aksionin policor sot në Veternik të Prishtinës.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.“Katër persona janë ndalu për patent shofer”, ka thënë shkurt Gashi. /Telegrafi/
Një burrë i dha fund martesës së tij pasi hasi në fotografi intime të gruas së tij me një burrë tjetër, ndërsa shfletonte Google Maps.Burri po hartonte një plan përpara se të nisej për një udhëtim kur vuri re një imazh të gruas së tij të ulur në një stol duke i ledhatuar butësisht flokët një burri tjetër, koka e të cilit ishte mbështetur në prehrin e saj.E kapur nga një automjet me kamera të Google në Lima, kryeqytetin peruan, burri i habitur tha se fotografia i tërhoqi vëmendjen sepse gruaja në foto dukej se mbante veshur rroba identike me…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari