Author: korrektpress

Pasagjeri raportoi skena kaotike gjatë një evakuimi emergjent pasi aeroplani u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, menjëherë pas ngritjes për shkak të një defekti teknikSkena paniku u zhvilluan të hënën në mbrëmje në bordin e një fluturimi Lufthansa nga Athina për në Mynih, pasi piloti i aeroplanit u detyrua të kthehej në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, Eleftherios Venizelos vetëm pak minuta pas nisjes për shkak të një problemi teknik të raportuar, transmeton Telegrafi.Sipas raportimeve të mediave lokale, incidenti u raportua në bordin e fluturimit 1753, i cili u nis nga Athina në orën 6:19 pasdite. Menjëherë pas ngritjes, piloti…

Read More

Një rrahje masive mes shtatë personave ka ndodhur sot rreth orës 8:50 në fshatin Zallq të Istogut.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi tha se të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësorë. “Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi.Siç mëson Telegrafi motivi i rrahjes mes dy familjeve është lidhja mes dy të rinjëve. /Telegrafi/

Read More

Aktori irlandez, Barry Keoghan, thotë se është gati të lërë pas komentet fyese për pamjen e tij dhe të hapë një kapitull të ri, duke u fokusuar te puna dhe duke injoruar negativitetin në internet. Në një intervistë të re për Variety, ai u shpreh se dëshiron të hyjë në një fazë ku “puna të flasë në vend të tij”, duke e mbyllur këtë periudhë me sulme online dhe duke e shijuar më shumë momentin.Keoghan ka qenë prej vitesh objekt i komenteve të ashpra në rrjete sociale, nga akuzat pas lindjes së djalit më 2022, deri te thashetheme për jetën…

Read More

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në një diskutim të dedikuar për transformimin digjital dhe mbështetjen e komunave në procesin e integrimit evropian.Në fjalimin e tij, ministri Sali theksoi se integrimi evropian duhet të bëhet i dukshëm për qytetarët përmes shërbimeve konkrete, funksionale dhe të qasshme në nivel lokal.“Prioriteti ynë është të përkthejmë politikat evropiane – nga acquis, Agjenda e Reformave dhe programet IPA – në zgjidhje praktike digjitale për komunat, si lejet elektronike, planifikimi urban digjital, sistemet tatimore lokale dhe shërbimet për mjedisin”, deklaroi Sali.Ai shtoi se Ministria po punon drejt krijimit të…

Read More

Policia britanike në Hertfordshire ndau një video në mediat sociale të incidentit, ku shoferi del nga një kryqëzim me portën e montuar plotësisht sipër automjetit.Makina shihet duke u ndalur shpejt pasi policia afrohet, me kornizën dukshëm të pa siguruar siç duhet, transmeton Telegrafi. Policia tha në mediat sociale: “Ndërsa kjo video mund t’ju ketë bërë të qeshni (ose të merrni frymë thellë!), ka një anë serioze. Porta nuk ishte e siguruar siç duhet dhe mund të kishte shkaktuar lehtësisht një përplasje”.”Në Mbretërinë e Bashkuar, drejtimi i makinës me një ngarkesë të pasigurt është i paligjshëm dhe klasifikohet si i rrezikshëm.…

Read More

Më shumë se çdo i treti i burgosur në Kosovë është nën moshën 30-vjeçare.Të dhënat, të publikuara në fund të prillit në kuadër të Indeksit të Pjesëmarrjes së Rinisë, tregojnë se Kosova ka përqindjen më të lartë të të rinjve në shërbimin korrektues në të gjithë rajonin.Për Ferid Murselin nga organizata Demokracia për Zvhillim (D4D) – që grumbulloi të dhënat zyrtare për Kosovën për këtë raport – këto shifra nuk tregojnë vetëm për sistemin penal.“Në vendin tonë, çdo ditë themi që ‘ky vend ka rini’, ‘rinia është e ardhmja’, por në fakt kjo tregon saktë se ku qëndron rinia, qoftë…

Read More

Një person ka marrë lëndime trupore sot rreth orës 10:00 si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.Sipas tij, i lënduari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret trafiku i qytetit.“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku…

Read More

Projekti aktual i Real Madridit, i ndërtuar rreth Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Federico Valverde, thuhet se është parë si një dështim pas sezonit zhgënjyes 2025/26 të klubit.Katërshja e yjeve ka një vlerë të kombinuar tregu prej rreth 610 milionë eurosh bazuar në shifrat e faqes së specializuar Transfermarkt. Mbappe vlerësohet në 200 milionë euro, Vinicius në 150 milionë euro, Bellingham në 140 milionë euro dhe Valverde në 120 milionë euro.Pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm në dispozicion, Real Madridi ka pasur vështirësi kolektive gjatë gjithë sezonit. Kriza e Real Madridit thellohet: Gjashtë faktorë kryesorë që fshihen pas rënies së…

Read More

“Nëse menduat se e ndalëm, gabuat! Të parën e shpërfillët, e dyta po vjen!” Kjo është porosia që studentët shqiptarë të Fakulteteve Juridike në Maqedoninë e Veriut po e shpërndajnë tashmë nëpër qytete të ndryshme të vendit, duke paralajmëruar mobilizim të ri dhe protestën e dytë në Shkup për kërkesën që provimi i Jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.Pas protestës së parë, studentët thonë se institucionet kanë dhënë vetëm premtime politike, por asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë. Zëvendëskryeministri Bekim Sali, kryetari i Komunës së Çairit dhe ai i Tetovës, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasamk, si dhe zyrtarë të…

Read More

Disa qindra milje larg vendit ku udhëheqësi kinez Xi Jinping do të shtrojë tapetin e kuq për presidentin Donald Trump këtë javë, një ekosistem i errët ka qenë prej kohësh në punë duke pompuar miliarda dollarë në ekonominë e Iranit – tani duke ndihmuar në mbajtjen e Teheranit mbi ujë në kundërshtim me SHBA-në.Këto janë portet, tubacionet dhe rafineritë e naftës të provincës Shandong dhe zonave kufitare të saj, ku arkitektura e madhe e rezervuarëve të magazinimit të naftës dhe profilet e holla të oxhaqeve ngrihen nga fushat e shkreta bregdetare, transmeton Telegrafi.Këtu, të ashtuquajturat “rafineri çajniku” – kompani të…

Read More