KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

17-vjeçari amerikan trondit botën, thyen rekord historik në atletikë

17-vjeçari amerikan trondit botën, thyen rekord historik në atletikë

Amerikani 17-vjeçar Cooper Lutkenhaus ka bërë histori duke triumfuar në garën e 800 metrave dhe duke u bërë kampioni më i ri botëror në atletikë.

Lutkenhaus fitoi medaljen e artë në 800 metra në Kampionatin Botëror në sallë të mbajtur në Torun, duke u shndërruar në fituesin më të ri në një disiplinë të atletikës për meshkuj në historinë e kampionateve botërore, si në sallë ashtu edhe në ambiente të hapura.

Ai e arriti këtë sukses në moshën 17 vjeç e 93 ditë, duke thyer rekordin e etiopianit Mohammed Aman, i cili kishte qenë 18 vjeç e 61 ditë kur fitoi titullin botëror në 800 metra në vitin 2012.

Lutkenhaus triumfoi me kohën 1:44.24, vetëm 14 të qindtat më shpejt se belgu Eliott Crestan, ndërsa medalja e bronztë i takoi spanjollit Mohamed Attaoui me kohën 1:44.66.

Vlen të theksohet se për të marrë pjesë në këtë kampionat botëror, Lutkenhaus është dashur të marrë leje të veçantë nga shkolla e tij e mesme në Teksas, për t’u liruar nga mësimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.