Author: korrektpress

Petrit Ndoci është arratisur nga burgu i Reçit, ku nuk është kthyer nga leja.Ai vuante një dënim për “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”. Ndoci kishte marrë leje nga autoritetet e burgut dhe duhet të kthehej në qeli në orën 12:30, por nuk është kthyer. (A2 Televizion)

Read More

Komuna e Ferizajt ka reaguar lidhur me debatet për propozim-vendimin për këmbimin e disa ngastrave kadastrale, duke i cilësuar si “shpifje dhe keqinformim të qëllimshëm” pretendimet e ngritura nga eksponentë opozitarë lokalë dhe persona të tjerë.Në një sqarim publik, Komuna ka thënë se bëhet fjalë për një proces që, sipas saj, është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe se vendimmarrja përfundimtare i takon Kuvendit të Komunës.“Ky këmbim i pronës komunale me atë private bëhet në interesin e Komunës me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme ligjore, teknike e infrastrukturore për realizimin e projektit ‘Sheshi i Fjalës së Lirë’”,…

Read More

Policia e Shtetit po intensifikon monitorimin e akseve rrugore përmes teknologjive moderne, me synim evidentimin në kohë reale të shkeljeve të rregullave të qarkullimit dhe parandalimin e aksidenteve.Ministri Besfort Llamallari ka theksuar se përdorimi i dronëve, radarëve, mjeteve inteligjente dhe teknologjive të avancuara po i mundëson Policisë një kontroll më efikas të situatës në rrugë.“Me dronë, radarë, mjete inteligjente dhe teknologji moderne, Policia e Shtetit po monitoron në kohë reale akset rrugore për të evidentuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet”, është shprehur ministri Llamallari.Sipas tij, respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nuk duhet të shihet si një zgjedhje individuale,…

Read More

Ndërhyrjet estetike në gjoks, qoftë për zvogëlim, zmadhim apo ngritje, janë ndër procedurat më të kërkuara në kirurgjinë plastike.Megjithatë, para se një paciente të vendosë për një operacion të tillë, është e rëndësishme të informohet qartë për mundësitë, kufizimet dhe ndikimet që ndërhyrja mund të ketë në të ardhmen, përfshirë edhe gjidhënien.Për këtë temë ka folur kirurgja plastike Liridona Guci, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. Duke folur për ndërhyrjet në gjoks, Guci tha se procedurat mund të realizohen nga mosha e pjekurisë, pra nga mosha 18 vjeç…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe gazetari e publicisti Arjan Konomi janë përfshirë në një incident në Vuno, në Jug të vendit.Pas pretendimeve të Konomit për një sjellje agresive, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e gazetarit.Rama ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij tregon një version krejt të ndryshëm të ngjarjes nga ai i paraqitur nga Konomi.Në reagimin e tij, kryeministri akuzon gazetarin se ka paraqitur veten si “viktimë të dhunuar”, ndërsa pretendon se Konomi ka ofenduar bashkëshorten e tij, Linda Rama, si dhe ka bullizuar…

Read More

Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar aktivitetet në terren me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit.Sipas Policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 9 aksidente trafiku. Prej tyre, 3 aksidente kanë qenë me persona të lënduar, ku janë lënduar 6 persona, ndërsa 6 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.Në kuadër të kontrolleve dhe aktiviteteve policore në trafik, janë shqiptuar gjithsej 254 gjoba për kundërvajtje.Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar…

Read More

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 43 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 40 janë konfirmuar në laborator, ndërsa tek tre persona të tjerë prania e virusit është përcaktuar me një test të vetëm, informoi ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski.Për herë të parë, raste të etheve të Nilit Perëndimor janë regjistruar edhe në zonën e komunave të Shkupit Qendër dhe Çair.Përveç kësaj, virusi është konfirmuar për herë të parë në një korb të ngordhur të gjetur në Shkup. Ky është rasti i parë i regjistruar i një shpendi pozitiv për virusin e Nilit Perëndimor.…

Read More

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikoi raportin e auditimit të performancës “Zbatimi i procedurave të prokurimit për mirëmbajtjen rutinore dhe dimërore të Autoudhëve A7 dhe A6 të Republikës së Kosovës për vitet 2025–2028”.Rezultatet e auditimit tregojnë se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk kishte arritur të siguronte që procesi i prokurimit të realizohej plotësisht në përputhje me parimet e ekonomisë, efikasitetit, trajtimit të barabartë dhe jodiskriminimit, thuhet në komunikatën e ZKA-së.”Aktiviteti i prokurimit me vlerë të parashikuar prej 15.9 milionë euro për 36 muaj, ishte iniciuar vetëm 36 ditë para skadimit të kontratave ekzistuese, prandaj afati për dorëzimin e ofertave…

Read More

Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç.Aktivistja turke Julide Yazici, u arrestua disa ditë më parë në Rinas pasi kërkohet nga autoritetet turke të drejtësisë.Pavarësisht se ajo rezulton me azil politik në Francë, gjykata refuzoi kërkesën e mbrojtjes për lirim, raporton A2cnn.Shtatë vite më parë, gjatë kohës që ishte studente, Yazici mori pjesë në protesta kundër qeverisë së presidentit Erdogan. Ajo u arrestua fillimisht në vitin 2016, ndërsa autoritetet turke e akuzuan për lidhje me organizatë terroriste.Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Tiranës më 7 gusht, aktivistja turke Julide…

Read More

Margaret Qualley u shfaq për herë të parë në tapetin e kuq që nga raportimet për ndarjen e saj nga Jack Antonoff, teksa mori pjesë në premierën botërore të filmit “The Dog Stars” në Londër.Aktorja 31-vjeçare, e cila luan rolin e Cimës në filmin fantastiko-shkencor, u shfaq në premierën e mbajtur në Odeon Leicester Square, ku tërhoqi vëmendjen me një fustan të zi me thekë dhe dekolte në formë V-je.Në paraqitjen e saj, Qualley nuk mbante unazën e martesës. Ajo gjithashtu hoqi këpucët gjatë ecjes në tapetin e kuq, ndërsa më herët kishte zgjedhur një palë sandale të pazakonta Chanel,…

Read More