KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit, Peci bënë thirrje për një Mitrovicë më të gjelbër

Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit, Peci bënë thirrje për një Mitrovicë më të gjelbër

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci bëri të ditur se sot mbi urën e Ibrit janë mbjellur mbi 100 karanfila, në kuadër të iniciativës për të zbukuruar qytetin dhe për ta bërë më të pastër dhe më të gjelbër.

Peci bëri thirrje që qytetarët të kontribuojnë për të mbajtur Mitrovicën një qytet funksional dhe të gjelbër.

Ai gjithashtu theksoi se ka udhëzuar drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme që të krijojnë kopshtet e tyre me lule dhe perime, duke angazhuar brezin e ri në ruajtjen e pastërtisë dhe gjelbërimit të qytetit.

“Çdo qytetar mund të kontribuojë për pastërtinë dhe bukurinë e Mitrovicës”, tha kryetari Peci, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit qytetar për të krijuar hapësira më të gjelbra dhe funksionale. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.